Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Pas debatit me ish-gruan, 49-vjeçari shqiptar në Greqi i jep fund jetë me armë gjahu

Lapsi.al 19 December 2023
Pas debatit me ish-gruan, 49-vjeçari shqiptar në Greqi i jep fund

Një 49-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij në Greqi.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur pas një debati që shqiptari ka pasur me ish-gruan që ishte divorcuar së fundmi dhe me të cilën ka dy fëmijë. Gruaja që jeton në zonën e Kalos Neros, punonte bashkë me punëtorë të tjerë në vjeljen e ullirit në një zonë rurale.

Ai i ka kërkuar të flasë, por ajo ka refuzuar, pas kësaj 49-vjeçari është larguar dhe rreth orës 12 të mesditës ka ndodhur ngjarja fatale. Sipas autoriteteve, 49-vjeçari ka shkuar në një fermë ngjitur me ullinj, ka kthyer armën drejt vetes dhe e ka shkrepur vetes, duke gjetur menjëherë vdekjen.

Trupi i tij u gjet nga policia në një fermë ngjitur, rreth 100 metra larg vendit ku gruaja e tij e larguar, së bashku me persona të tjerë, po mblidhte ullinj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI