Flash

Konflikti Izrael-Hamas, vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve

Lapsi.al 19 December 2023
Konflikti Izrael-Hamas, vazhdojnë përpjekjet për një

Kreu i CIA-s të hënën shkoi në Evropë për bisede me me zyrtarët izraelitë dhe të Katarit, duke sinjalizuar mundësinë e arritjes së një marrëveshje për një armëpushim të ri dhe lirimin e pengjeve në Gazë, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes bisedoi me udhëheqës ushtarakë izraelitë për kufizimin e operacioneve luftarake kundër Hamasit. Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë për një ndryshim të shpejtë të situatiës, pas më shumë se dy muajsh bombardimesh dhe luftimesh shkatërruese. Beteja të ashpra u zhvilluan në Gazën veriore, ku banorët thanë se ekipet e kërkim shpëtimit po kërkonin për të vdekur dhe të gjallë nën ndërtesat e rrafshuara nga sulmet izraelite.

Trysnia po shtohet ndërsa Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, disa nga aleatët më të afërt të Izraelit, iu bashkuan thirrjeve globale për një armëpushim gjatë fundjavës. Protestuesit izraelitë kanë kërkuar që qeveria të rifillojë bisedimet me Hamasin për lirimin e më shumë pengjeve pasi tre prej tyre u vranë gabimisht nga trupat izraelite ndërsa po valëvisnin një flamur të bardhë. Zyrtarët amerikanë kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin për numrin e madh të vdekjeve të civilëve në Gazë. Por pas bisedimeve me zyrtarët izraelitë të hënën, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se “ky është operacion i Izraelit. Unë nuk jam këtu për të diktuar afate kohore ose kushte.” Shtetet e Bashkuara i kanë vënë veton thirrjeve për një armëpushim në OKB dhe kanë dërguar municione në Izrael.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së shtyu një votim për të martën mbi një rezolutë të propozuar nga vendet arabe, që bën thirrje për ndalimin e luftimeve për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare, në përpjekje për të shmangur një tjetër veto nga Shtetet e Bashkuara. Diplomatët thanë se po zhvillohen negociatat për të bindur Shtetet e Bashkuara që të abstenojë ose të votojë në mbështetje të rezolutës. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa t’i japë fund sundimit të Hamasit në Gazë, të shkatërrojë aftësitë e tij të frikshme ushtarake dhe të lirojë pengjet që ende mbahen në Rripin e Gazës që nga sulmi vdekjeprurës i 7 tetorit brenda Izraelit. Në sulmin e pashembullt, militantët vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbyen rreth 240 burra, gra dhe fëmijë. Ky veprim nxiti një reagim të fortë ushtarak të Izraelit.

Lufta që zgjat prej 10 javësh ka shkaktuar vdekjen e mbi 18,700 palestinezëve. Rreth 1.9 milionë palestinezë – gati 85% e popullsisë së Gazës – janë larguar nga shtëpitë e tyre. Shumica janë grumbulluar në strehime dhe kampe tendash të OKB-së në pjesën jugore të territorit të rrethuar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI