Flash

Eksportet, më pak bimë medicinale/ Prodhuesit kërkojnë subvencione: Shitjet, 40% më pak

Lapsi.al 19 December 2023
Eksportet, më pak bimë medicinale/ Prodhuesit kërkojnë

Eksportet shqiptare janë tkurrur në 11 muaj me gati 10% sipas INSTAT.

Një faktor i fortë ndikues është edhe forcimi i lekut me gati 20% në harkun e një viti kundrejt monedhave të rëndësishme si euro dhe dollari.

Shoqata e bizneseve që merren me kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore dhe aromatike i është bashkuar thirrjeve të shoqatave të tjera për dëmin e krijuar nga rënia e eksporteve shqiptare. Ata shprehen se eksportet e grupit të tyre janë ulur me gati 40%.

Sipas tyre përveç goditjeve nga faktorë të jashtëm, ata nuk po mbështeten as nga qeveria për të rritur kapacitet e tyre prodhuese dhe kanë parashtruar dy kërkesa

“E para: Subvencionet, cilado qofshin ato, të kalohen direkt në llogarinë e fermerëve, sapo ata të marrin faturën fiskale të dorëzimit të produktit bujqësor të tyre në fabrikat e përpunimit. Dhe e dyta: Një auditim për të gjitha ato kompani të cilat kanë qenë përfituese të programeve të ndryshme të subvencionimit te kontrollohen nga tatimet”, tha Xhevit Hysenaj.

Formalizimi i fermerëve është në bazë të kërkesës së shoqatës për të luftuar fenomenin e informalitet që sipas tyre po dëmton konkurrencën dhe po vret fermerët që vërtet prodhojnë. Buxheti ka akorduar edhe më pak lekë për zhvillimin rural vitin e ardhshëm për shkak të ndalimit të fondeve nga programi IPARD, ku u evidentuan shkelje të shumta./TCh

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI