Flash

BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Lapsi.al 19 December 2023
BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës, duke goditur industrinë fitimprurëse të diamanteve, më shumë se 140 zyrtarë dhe organizata dhe ka përmirësuar disa rregulla, që Moska i ka përdorur për të anashkaluar sanksionet e mëparshme.

Paketa e re e sanksioneve, e miratuar nga Këshilli Evropian të hënën, fokusohet në ndalimin e diamantëve me origjinë ruse, imponon import shtesë dhe ndalon eksportet në Rusi, si dhe kërkon të luftojë anashkalimin e sanksioneve.

Ky është raundi i 12-të i sanksioneve, që Bashkimi Evopian ka vendosur ndaj Rusisë, që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë e tij të sulmonte Ukrainë pothuajse dy vjet më parë. Presidenti ukrainas Volodymyr ZelenskYy shprehu mirënjohjen ndaj BE-së për vendosjen e masave të reja, duke thënë se ato do të "ndihmonin me të vërtetë në luftën e Rusisë kundër vendit të tij.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI