Flash

Vendoset për “fatin” e Berishës/ Policia “gardh” te dera e Kryesisë para nisjes së protestës së opozitës

Lapsi.al 18 December 2023
Vendoset për “fatin” e Berishës/ Policia

Ditën e sotme pritet që Këshilli i Mandatave të vendosë mbi “fatin” e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërkohë opozita do të jetë në protestë te Kryesia e Kuvendit, në të njëjtën orë që do të shqyrtohet edhe kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit. Mësohet se brenda godinës ndodhen gardistë të shumtë, të cilët ashtu si edhe efektivët e policisë janë të pajisur me maskë kundragaz.

Në të gjitha daljet e tij publike, ish-kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e thirrur nga opozita, edhe pse përkon me të njëjtën orë me mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, nuk ka aspak lidhje me vendimin që pritet të merret për fatin e imunitetit të tij.

Për tubimin e thirrur nga demokratët, komisariatet e policisë do të jenë në gatishmëri edhe për mbarëvajtjen e tij. Drejtoria e policisë së Tiranës ka hartuar një plan masash me prezencë të shtuar të punonjësve të rendit në perimetrin ku do të mbahet protesta. Krahas protestës të së hënës, opozita ka paralajmëruar edhe një tjetër tubim përpara Parlamentit të enjten, ku me gjasë socialistët do të votojnë në seancë plenare dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha.

Paralelisht me këto zhvillime, 28 deputetë të grupit parlamentar të PD-së teksa e cilësojnë në shkelje të ligjit themeltar të shtetit dhe një vendim të diktuar politikisht masën e dhënë nga SPAK-u ndaj Sali Berishës, iu drejtuan pak ditë më parë Gjykatës Kushtetuese, duke u kërkuar togave të zeza pezullimin e masave shtrënguese ndaj ish-kryeministrit dhe interpretimin e nenit 73 të Kushtetutës, pika 2 e tij.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI