Flash

“Protothema”: Rama nuk ndryshon mendje për “Belerin”

Lapsi.al 18 December 2023
“Protothema”: Rama nuk ndryshon mendje për

Gazeta greke “Protothema” u ka kushtuar një artikull deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama sot gjatë takimit që zhvilloi me anëtarët e grupit të posaçëm të negociatorëve për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sipas tyre Rama u shfaq “i palëkundur” në qëndrimin e tij për çështjen “Beleri”, duke thënë se “Shqipëria është bllokuar padrejtësisht, por puna për integrimin do të vazhdojë”.

“Jam i bindur se së bashku me fqinjët tanë do të arrijmë të vendosim arsyet kryesore për këtë çështje. Në asnjë mënyrë nuk dyshojmë për rëndësinë që ka për fqinjët tanë dhe për të cilën sigurisht jemi në dispozicion për çdo gjë që nuk ndikon në procesin e konsolidimit të sistemit tonë të ri të drejtësisë. Këtu nuk ka asnjë kompromis të mundshëm, jo sepse nuk e duam, por sepse drejtësia që duam është më kokëfortë se ne”, - citohet Rama sipas Protothema-s.

“Nuk duhet të shqetësoheni dhe besoj se nuk do të humbim kohë, pasi do të gjejmë “gjuhën”, duke e bërë të qartë gjithmonë, si në çdo çështje drejtësie, se nuk bëjmë asnjë kompromis me askënd dhe për asnjë arsye. Kjo është shumë e qartë për ne. Por nga ana tjetër, mendoj se është gjithashtu e qartë për të gjithë BE-në”, - u shpreh Rama më tej. /LAPSI.al

Të këshilluara

Gaz Bardhi mbledh nesër grupin e PD

“Të nderuar kolegë, Si zakonisht, nesër, e martë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falen...

18:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI