Flash

Gaz Bardhi mbledh nesër grupin e PD

Lapsi.al 18 December 2023
Gaz Bardhi mbledh nesër grupin e PD

“Të nderuar kolegë, Si zakonisht, nesër, e martë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj!”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

Mbledhja vjen një ditë pasi Këshilli për Mandatet, Rregulloret dhe Imunitetin në Kuvend miratoi me 6 vota pro kërkesën e SPAK që i hap rrugë arrestimit të Sali Berishës.

Vetë Gazmend Bardhi nuk ishte i pranishëm në mbledhje ndonëse është anëtar i këtij Këshilli. Të enjten pritet të votohet në Kuvend vendimi final që çon në ekzekutimin e masës "arrest shtëpie" që kërkon SPAK për ish-kryeministrin Berisha.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në një fabrikë vaji në Vaqarr

Një fabrikë vaji në Vaqarr të Tiranës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë. Policia thotë se shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë duke bër...

17:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI