Flash

Fatos Lubonja: Sali Berishën po e kthejnë në martir

Lapsi.al 18 December 2023
Fatos Lubonja: Sali Berishën po e kthejnë në martir

Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha në kuadër të hetimit nga SPAK.

I ftuar në News24, Lubonja u shpreh se ajo që ndodhi sot është pjesë e një procesi gradual që ka për synim eliminimin politik ose burgosjen e Sali Berishës.

Lexo më tej: Arrestimi i Berishës/ Si po e politizon SPAK një dosje korrupsioni 

Sipas tij burgosja e Berishës mund të jetë një motiv mllefi për disa mbështetës të tij, ndërsa shtoi se me apo pa dashje, atë po e kthejnë në një martir të pjesës së vet.

“Ky është një proces gradual sipas parimit “qeveria e kap lepurin me qerre”, pasi Rama e ka ndërtuar regjimin me gjithë instrumentet e veta, përfshirë edhe SPAK. Tani po bën këtë operacion që po shkon drejt fundit që ka të bëjë me eliminimin politik ose burgosjen e Sali Berishës.

Për një pjesë mbështetësish të tij, Berisha në burg mund të jetë motiv mllefi, por nga ana tjetër kuptohet se ka edhe limitet e moshës, etj. Gjithë energjia që ka derdhur deri më tani ka qenë e rëndësishme.

Një herë kërkuan heqjen e pasaportës, pastaj thanë meqë nuk përgjigjesh po të fusim në shtëpi, por aty mund të ketë mënyrë tjetër për të vepruar dhe më pas mund të vijë burgu. Për mua këtu me dashje, pa dashje, po e kthejnë në një martir të pjesës së vet. 

Bardhi po i thoshte Xhaçkës që po e pret burgu, pra nga SPAK-u, nga ana tjetër është Berisha që thotë se SPAK është instrument i Ramës. Unë besoj këtë të dytën”, u shpreh Lubonja mes të tjerash.

Të këshilluara

Zjarr në një fabrikë vaji në Vaqarr

Një fabrikë vaji në Vaqarr të Tiranës është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë. Policia thotë se shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë duke bër...

17:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI