Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Emrat/ Anëtarët e Këshillit të Mandateve që mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për imunitetin e Berishës

Lapsi.al 18 December 2023
Emrat/ Anëtarët e Këshillit të Mandateve që mblidhet

Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e sotme në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për kërkesën e SPAK për imunitetin e Sali Berishës për dosjen ‘Partizani’. Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë. Kjo do të thotë se mazhorancës i mjaftojnë 5 anëtarët e saj për të plotësuar kuorumin.

Ky këshill nuk voton, por brenda 2 javëve përgatit një raport, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi për Sali Berishën dhe më tej i përcillet Kuvendit për votim të hapur në seancë plenare ku nëse zgjedh, mund të mbajë fjalë vetëm deputeti ndaj të cilit është paraqitur kërkesa.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin:

Lindita Nikolla, kryetare

Klotilda Bushka

Ermonela Felaj

Arben Pëllumbi

Bledi Çuçi

Gazment Bardhi

Enkelejd Alibeaj

Oerd Bylykbashi

Greta Bardeli

Saimir Korreshi

Anëtarë zëvendësues

Xhemal Qefalia

Klevis Xhoxhi

Blerina Gjylameti

Dhurata Tyli Çupi

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI