Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Deputeti i vulës së Bashës pro arrestimit të Sali Berishës

Lapsi.al 18 December 2023
Deputeti i vulës së Bashës pro arrestimit të Sali

Enkelejd Alibeaj ka deklaruar votën e tij pro kërkesës së SPAK për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha. Në fjalën e tij në përfundimt të debate lidhur me kërkesën e SPAK, Alibeaj tha se vendimin e sotëm duhet ta konsiderojmë si shërbim ndaj shqiptarëve sot e në të ardhmen.

“Zero imunitet për askënd, mbështetje totale për SPAK, është ky standardi që duhet të vendosim” tha ai.

“Si përfaqësues i opozitës, e kam më të thjeshtë ta shpreh opinionin tim dhe të PD, lidhur me kërkesën e SPAK. Duhet ta bëj të qartë barrë dhe peshën e madhë të vendimmarrjes në këtë këshill.

Nuk jam i dyzuar mes asaj se cfarë kam këtë barrë dhe këtë peshë, kam një pocion paksa më specific. Me deputetin në fjalën e konsideroj paksa më specifike qëndrimin dhe kjo është një anë, nga ana tjetër tjetër si përfaqësues i PD, do parashtroj atë që duhet të jetë qëndrimi i Kuvendit.

Nuk jemi gjykatë, por kemi një barrë gjithësecili prej nesh, jo të përcaktojmë fajësinë as pafajësinë, por dicka tjetër, një gjë e thjeshtë, cili do duhet të jetë standardi politik moral, etik që deputeti i Kuvendit të mbajë sa herë ka një kërkesë nga ana e organeve të drejtësisë për dhënien e autorizimit.

PD e ka patur që një krye të herës si standard që sa herë ka patur kërkesa për heqje imunitei, standardi politik ka qenë dhënia me vullnet të lirë, zhveshja nga imuniteti. Sot më shumë se dje duhet të jetë guri i vetëm i themelit ndaj të cilit s’duhet të kemi luhatje. E kemi mbajtur këtë qëndrim në 2012, po ashtu në 2016 në rastin e ndryshimeve kushtetuese.

E kemi mbajtur në rastin e cështjes Tahiri, ka qenë kjo anë e opozitës në atë kohë dhe ka votuar që për kërkesat për dhënie autorizimit, arrest, kontroll personal e banese të votohej, ndërkohë për masat e tjera nuk ka nevojë për kërkesë. Ka qenë maxhoranca që nuk e pranoi si standard politik dhe etik. E kërkuam edhe në rastin Bllako, edhe pse u tha apo detyrua, bëri një lëvizje që e la imunitetin me vullnet.

Qëndrimi që ka mbajtur PD, ka qenë PO, sa herë ka kërkesë për dhënie imuniteti, kemi qenë pro. Raporti mes politikës e drejtësisë duhet të jetë i tillë, asnjë pengesë në rastet kur e kërkon drejtësia.

PD ka paraqitur, edhe një amendament për rregulloren e Kuvendit, që deputetët që kur bëjnë betimin në mënyrë të vullnetshme të lënë imunitetin, dhe të mos përfitojnë.

U bënë 30 vite që qeverisja në këtë vend nëse ka patur një defect, ka qenë abuzimi dhe mbrojtja ndaj imunitetit. Ka krijuar papërgjegjshmërinë institucionale deri në korrupsion. Është koha tani që ky parlament ta vendosë si një gur edhe për të ardhmen.

Reforma në drejtësi pavarësisht ndryshimeve teknike, në thelb kishte këtë gjë, heqjen e cfarëdolloj mbrojtje të politikës ndaj drejtësisë. Sa herë ka një kërkesë të tillë, cështja duhet të ketë këtë zgjidhje. Hapja e rrugës së drejtësisë.

Nëse sot diskutohet për cështjen e imunitetit të Berishës, një tjetër po e ndjek me vëmendje Edi Rama. Standardi që vendosim sot ndaj drejtësisë, përsa kohë do mbahet një qëndrim ndaj një ish kryeministri duhet mbajtur edhe ndaj kryeministrit në detyrë.

Ta vendosë edhe SPAK të mbajë të njëjtën standard të hapë kallëzimet që përfshijnë kryeministrin e të kërkojmë heqjen e imunitetit.

Ne mund të jemi deputetë me eksperienca të ndryshme, nuk duhet të harrojmë shqiptarët duan një politikë që mos jetë jo e barabartë para ligjit me ta. Ta konsiderojmë si shërbim ndaj shqiptarëve sot e në të ardhmen, zero imunitet për askënd, mbështetje totale për SPAK. Krijimi i një kushti pozitiv, që mos lejojë perceptimin se po krijohen dopio standarde. Pa e zgjatur më tepër, qëndrimi im personal si përfaqësues I PD për këkesën e SPAK është: I rekomandojmë seancës plenare ta pranojë si kërkesë”,- tha ai.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43