Flash

Çmimet e naftës ulen me 9-10 lekë për litër në javët e fundit

Lapsi.al 18 December 2023
Çmimet e naftës ulen me 9-10 lekë për litër në

Çmimet e naftës në vend janë ulur me rreth 10 lekë për litër në dy lëvizje përgjatë javëve të fundit. Aktualisht nafta po tregtohet me 183-189 lekë, nga gati 200 lekë për litër që kishte arritur më parë.

Fillimisht çmimet ranë me 4-5 lekë për litër rreth dy javë më parë, ndërsa ditët e fundit janë reduktuar edhe me 5 lekë për litër.

Kjo është hera e parë që çmimet e karburanteve kanë tendencë uljeje në vend, që nga muaji maj, kur çmimet u rritën disa herë radhazi, nga niveli më i ulët në mëse një vit prej rreth 170 lekësh, që u arrit në atë kohë.

Në qerhor 2023 u shfuqizua Bordi që përcaktonte çmimet tavan të karburanteve, i cili ishte krijuar që në mars 2022, kur çmimet e karburanteve u rritën me shpejtësi pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, duke arritur në tregun vendas deri në rekordin e 245 lekë për litër në prill 2022.

Që nga shfuqizimi i Bordi, çmimet u rritën disa herë në vend, pas reflektuar asnjë ulje, ndonëse në bursa kishin tendencnë ulje-ngritje. Kjo është hera e parë që operatorët po reduktojnë çmimet e karburanteve.

Në bursat ndërkombëtare çmimet kanë rënë ndjeshëm nga 95 dolarë për fuçi, që arritën në mes të shtatorit, në rreth 75 dollarë për fuçi aktualisht. Çmimet në bursa kanë rënë në nivelin më të ulët të 6 muajve të fundit, si rrjedhojë e shqetësimeve për nivelin e lartë të prodhimit si dhe rënies së kërkesës së konsumatorëve nga çmimet ende të larta.

Sipas parashikimeve të hershme, edhe kërkesa globale për naftë pritet që të jetë e dobët përgjatë viti 2024.

Administrata e Informacionit të Energjisë së SHBA-së (EIA) uli parashikimin e saj të çmimit për vitin 2024 për naftën bruto Brent (treguesi referencë i naftës europiane) me 10 dollarë për fuçi. Brent do të luhatet mesatarisht 83 dollarë për fuçi, parashikoi administrata në një raport mujor, kundrejt një vlerësimi të publikuar muajin e kaluar prej 93 dollar's për fuçi./ Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI