Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Avokati i Berishës: Të pezullohet mbledhja e parlamentit, çështja "Berisha" në Kushtetuese

Lapsi.al 18 December 2023
Avokati i Berishës: Të pezullohet mbledhja e parlamentit,

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka kërkuar në Këshillin e Mandateve shtyrjen e marrjes e vendimit deri në shprehje të Gjykatës Kushtetuese. Gjokutaj tha se mbledhja duhet pezulluar për t'ia lënë vendimin përfundimtar Gjykatës Kushtetuese.

"Në Kushtetuese është depozituar kërkesa e 1/5 së deputetëve, për zgjidhjen e konfliktit për sa i takon heqjes së lirisë së deputetit Sali Berisha. E kemi të noterizuar dhe ua paraqesim në cilësinë e provës, që edhe anëtarët e këtij këshilli të njihen me faktin që është determinant sipas nesh në lidhje me objektin e hetimit që ju sot keni përpara.

Është kërkuar papajtueshmëria e kushtetutshmërisë lidhur me çështjen në fjalë. Kjo çështje e masave të sigurimit ndaj Sali Berishës ka nisur në tetor, dhe masat e mëparshme, janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar GJKKO. Prokuroria i është drejtuar gjykatës, ndërkohë që Berisha është deputet, e gjithë praktika juaj, ka ecur me dhënien e autorizimit edhe për masën e detyrimit për paraqitje por edhe ndalimit jashtë shtetit.

Duke qenë se kjo çështje është në Gjykatë Kushtetuese, ne ju kërkojmë që ta pezulloni ose të shtyni këtë seancë. Sepse ekziston mundësi që ju të jepni miratimin por Kushtetuesja mund të mos ketë këtë vendim dhe lind një konflikt i madh. Mendoj se duhet ta shtyni deri sa te vendos Gjykata Kushtetuese" u shpreh Gjokutaj.

Por arsyetimi i Gjokutajt është hedhur poshtë nga socialistët, Lindita Nikolla dhe Bledi Çuçi të cilët nuk pranuan pezullimin e procedurave për arrestimin e Berishës. Edhe deputeti i vulës, Enkelejd Alibeaj ishte kundër propozimit të avokatit të Berishës dhe kërkoi që mbledhja të vazhdonte.

 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43