Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Avokati i Berishës: Nëse kalon në “arrest shtëpie” nuk i ndalohen postimet në Facebook

Lapsi.al 18 December 2023
Avokati i Berishës: Nëse kalon në “arrest

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj thotë se gjykata nuk mund të aplikojë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryeministrin për shkak të moshës. Për emisionin “Opinion” ai ka thënë se në procesin ndaj Berishës lidhur me çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” kemi të bëjmë, sipas tij, me një paligjshmëri të madhe. Në rast se SPAK cakton masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Berishan, Gjokutaj tha se nuk mund të ndalojë postimet në “Facebook” për sa kohë nuk cenojnë provat.

"Sot u shqyrtua kërkesa e SPAK dhe kjo kërkesë pas pyetjes që i bëra prokurorit, ai tha që kërkojmë autorizim për të dyja masat, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” dhe më pas do të vlerësojmë nëse do të na japin autorizimin se cilën do të zgjedhim.

Këtu është gabim parimor dhe ligjor i SPAK sepse duhet të vijë me një kërkesë të individualizuar se çfarë mase kërkon. Nuk mund të kërkojë SPAK 2-3 masa dhe pastaj të marrë autorizim për to. SPAK të zgjedhë cilën të përdorë.

Ne kërkuam shtyrjen e kësaj seance sepse më 14 të këtij muaji 1/5 e deputetëve të PD-së kanë dërguar në Kushtetuese një kërkesë lidhur me thelbin e kësaj çështje. Kërkesa është në Kushteutese dhe ata që në datën 14 e kanë në tavolinë dhe nuk po njoftojnë se çfarë është bërë dhe do të bëhet sepse kërkohet dhe pezullimi i procedurës parlamentare derisa ta shqyrtojë Kushtetuesja.

SPAK nëse merr autorizimin, duhet t’i dërgohet gjykatës. Gjykata nuk mund të aplikojë “arrestin në burg” ndaj Berishës. Ligji nuk e lejon gjykatën që të aplikojë “arrestin me burg”. Ato nuk mund të ndalohen, qëndrimet politike nuk cënojnë procesin. I takon gjykatës që të vlerësojë rrethin e personave të cilët do t’i takojë. I ka të gjitha të drejtat. Problemi është që kjo procedurë nuk do të shkojë deri në fund sepse kemi të bëjmë me një paligjshmëri të madhe" - tha Gjokutaj. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI