Flash

Arrest shtëpie apo burg për Berishën? Shikoni si përgjigjet prokurori i SPAK

Lapsi.al 18 December 2023
Arrest shtëpie apo burg për Berishën? Shikoni si përgjigjet

Në kërkesën që ka paraqitur në Këshillin e Mandateve për arrestimin e Berishës, SPAK i ka lënë të hapura të dyja opsionet e izolimit të Berishës, si arrest në burg ashtu edhe arrest shtëpie. Por pa e caktuar këtë. Kur është pyetur nga deputeti i Vulës, Enkelejd Alibeaj se cilën nga masat do të zbatojë për Sali Berishë, prokurori i çështjes, Arben Kraja e la të hapur mundësinë që të zbatohet secila prej tyre.

"Arresti në burg dhe arresti në shtëpi janë të ndryshme nga pikëpamja e rëndesës. Këto janë dy masat që mund të përdoren. Kërkuam leje për të dyja, pastaj në varësi të dosjes dhe në varësi tonën si prokurorë do të kërkojmë njërën prej tyre, sepse nuk mund t'i kërkojmë të dyja" tha Kraja.

Kur u pyet se përse e ka kërkuar rëndimin e masës për Berishën, Kraja u përgjigj: "Personi nën hetim Sali Berisha nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës për t'u paraqitur përpara oficerit të policisë gjyqësore në mënyrë të vazhdueshme, për këtë arsye jemi këtu".

Sali Berisha thirri një protestë përballë kryesisë së kuvendit për të kundërshtuar arrestimin. Ai e ka akuzuar SPAK se është i kapur politikisht dhe e gjithë procedura është e dirigjuar nga kryeministri Rama.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI