Flash

Analiza/ Zgjedhjet parlamentare në Serbi forcojnë pushtetin e Vuçiçit

Lapsi.al 18 December 2023
Analiza/ Zgjedhjet parlamentare në Serbi forcojnë pushtetin e

Njeriu i fortë i Beogradit mund të marrë frymë lirisht. Partia e Vuçiçit fiton një mandat të ri qeverisës. Opozita serbe akuzon partinë e Vuçiçit për manipulime. Sipas të dhënave të instituteve zgjedhore, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi kanë përfunduar me një fitore të ndjeshme të partisë së Aleksandër Vuçiçit, Partia Progresive Serbe, SNS.

Pas numërimit të më shumë se 90% të votave, Instituti i Beogradti Cesid dhe Ipsos kanë nxjerrë me 46% të votave Partinë Progresive Serbe, SNS si forca kryesore zgjedhore. SNS merr 128 vende nga 250 vende në parlament duke arritur kështu shumicën absolute në parlamentin e ri serb. Rezultati i zgjedhjeve të së dielës duhet të krijojë lehtësi për presidentin serb, partia e të cilit shtoi me 2 pikë rezultatin.

Në natën zgjedhore, Vuçiç foli para përkrahësve të tij për “fitore të qartë, të padiskutueshme dhe bindëse”. “Tani është koha ta çojmë përpara vendin tonë, që Serbia të përparojë.”

Zgjedhjet u errësuan nga akuzat e opozitës për manipulime, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Vuçiç vendosi për zgjedhje të parakohshme parlamentare 17 muaj pas zgjedhjeve të fundit. Megjithëse presidenti serb përcakton gati çdo gjë në politikën e vendit, ai duket se u frikësua, shkruan dpa: kjo pas dy sulmeve në maj me 18 të vdekur dhe një lëvizjeje spontane proteste, që kërkonte fundin e sundimit të tij.

Po ashtu Aleksandar Vuçiç ndodhet nën presion edhe për shkak të moszgjidhjes ende të problemit të Kosovës, normalizimi i marrëdhënieve me të cilën është ende larg. Vuçiç, i cili ka negociuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar nënshkrimin e ujdive të ndryshme.

Akuzat e opozitës

Opozita liberale, e cila pas sulmeve amok krijoi alencën zgjedhore “Serbia kundër dhunës” arriti një rezultat të mirë. Sipas rezultateve të deritanishme ajo arriti 24% të votave dhe me 65 mandate renditet forca e dytë. Ajo kishte shpresa që në zgjedhjet lokale të arrinte një ndërrim pushteti në kryeqytetin Beograd. As partia SNS dhe as opozita liberale, SPN nuk kanë shumicën në këshillin bashkiak që zgjedh kryetarin. Rol të rëndësishëm luan partia e populistit të djathtë dhe mjekut, Branimir Nestorovic, që me 5% të votave hyri në këshillin bashkiak.

Zgjedhjet për Beogradin u shenjuan nga akuza për manipulime kundër partisë qeverisëse. “Sot kemi qenë dëshmitarë të një dhune zgjedhore të pashembullt”, tha drejtuesi i opozitës, Miroslav Aleksiç. “Sipas të dhënave tona në Beograd janë dhënë 40.000 dokumente identifikimi njerëzve që nuk jetojnë këtu.”

Mediat serbe kishin raportuar për autobusë me njerëz të ardhur nga pjesa serbe e Bosnje-Hercegovinës që janë dërguar në Arenën e Beogradit për të votuar. Presidenti Vuçiç, i cili qeveris në funksione të ndryshme nga viti 2012 akuzohet për stil autoritar drejtimi dhe i përdor herë pas here zgjedhjet e parakohshme për të siguruar besnikërinë e funksionarëve dhe përkrahësve të tij. /DW

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI