Flash

Simptomat e fundit/ Si është të infektohesh tani nga Covid

Lapsi.al 17 December 2023
Simptomat e fundit/ Si është të infektohesh tani nga Covid

Si është të prekesh tani nga Covid? Është një pyetje që e kam menduar që kur një mik u befasua se sa të rënda ishin simptomat e infektimit të fundit. Periudha e tyre e tretë me Covid, sipas tij ishte dukshëm më e keqe se herët e mëparshme që ishte infektuar. “Mendoja se çdo herë që të kap një sëmundje supozohet të jetë pak më lehtë, por jo” - ishte mesazhi i tij nga shtrati. Kjo sigurisht që është thënë shumë gjatë pandemisë. Por njoh edhe kolegë pune dhe njerëz të cilët kam intervistuar ose biseduar të cilët janë goditur rëndë nga Covid në muajt e fundit.

Simptomat kanë qenë një javë me kollë, dhimbje koke ose temperaturë e ndjekur nga një lodhje e vazhdueshme. Është e rëndësishme të theksohet se Covid gjithmonë ka shkaktuar një gamë të gjerë simptomash. Edhe para vaksinave, disa njerëz nuk u prekën ose nuk shfaqën fare simptoma. Për disa prej nesh, Covid idhte vetëm humbje e nuhatjes. Por shkencëtarët e sistemit tonë imunitar paralajmërojnë se Covid po shkakton ende infeksione rrëqethëse që mund të jenë më të këqija se më parë dhe të na rrëzojnë në shtrat për javë të tëra.

Pra, çfarë po ndodh?

Mënyra se si po ia dalim pas ekspozimit ndaj Covid-it, e ka zbritur betejën midis vetë virusit dhe mbrojtjes së trupit tonë. Fazat më të hershme janë vendimtare, pasi ato diktojnë se sa i fortë do të jetë virusi brenda trupit tonë dhe sa i rëndë do të jetë. Megjithatë, imuniteti në rënie dhe evoluimi i virusit po e kthejnë peshoren. Profesore Eleanor Riley, një imunologe në Universitetin e Edinburgut, ka pasur periudhën e saj "të tmerrshme" të Covid që ishte "shumë më e keqe" nga sa pritej.

“Nivelet e antitrupave të njerëzve kundër Covid janë ndoshta po aq të ulëta tani sa kanë qenë që nga prezantimi i parë i vaksinës” – thotë ajo. Antitrupat janë si raketa mikroskopike që ngjiten në sipërfaqen e virusit dhe e ndalojnë atë të infektojë qelizat e trupit tonë. Pra, nëse keni shumë antitrupa, ata mund të eliminojnë shpejt virusin. “Tani, për shkak se antitrupat janë më të ulëta, një dozë më e lartë [e virusit] po shkakton një periudhë më të rëndë sëmundjeje" - thotë Riley.

Nivelet e antitrupave janë relativisht të ulëta, sepse ka shumë kohë që shumë prej nesh janë vaksinuar ose janë infektuar, gjë që gjithashtu rrit imunitetin. “Gjëja që bëri ndryshimin e madh më parë ishte përhapja shumë e gjerë dhe e shpejtë e vaksinave, madje edhe të rinjtë e rritur arritën të vaksinohen dhe kjo bëri një ndryshim absolutisht të madh” – thotë profesor Peter Openshaw, nga Imperial College London.

Këtë vit edhe më pak njerëz po vaksinohen. Dimrin e kaluar, të gjithë mbi të 50-at mund të kishin marrë një të tillë. Tani janë vetëm ata mbi 65 vjeç dhe nëse janë në një grup në rrezik. Prof. Openshaw thotë se nuk dëshiron të jetë një pesimist, por beson se më “shumë njerëz do të vuajnë infektimin nga covid për disa ditë ose javë".

“Po dëgjoj gjithashtu për njerëz që kanë periudha të pakëndshme të Covid, të cilët janë të rinj dhe në formë. Është një virus çuditërisht dredharak, që ndonjëherë i bën njerëzit mjaft të sëmurë dhe herë pas here të çon në "Covid të gjatë" - thotë ai. Pyetjes nëse disa prej nesh do të kenë një dimër të vështirë ai i përgjigjet: “Kam frikë se po”. ©BBC, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI