Flash

PAMJET/ Izraeli zbulon tunelin më të madh të Hamasit në Gaza

Lapsi.al 17 December 2023
PAMJET/ Izraeli zbulon tunelin më të madh të Hamasit në Gaza

Forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një tunel jashtëzakonisht të madh prej betoni dhe hekuri, i projektuar për të transportuar makina me militantë të Hamasit, nga Rripi i Gazës deri në kufi. Rrafshimi ose dëmtimi i qindra kilometrave tunele nëntokësore e bunkerë, është ndër qëllimet e ofensivës së Izraelit.

"Pa shkatërrimin e tuneleve të Hamasit, ne nuk mund ta shkatërrojmë Hamasin. Ai ka shpenzuar miliona dollarë për këtë projekt”, - tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari.

Ndër rajonet që Hamasi sulmoi më 7 tetor, kur ndërmori sulmin e beftë, ishte pika kufitare Erez, mes Gazës dhe Izraelit. Sipas ushtrisë izraelite dalja e tunelit, ndodhej vetëm 100 metra në jug të pikës së kontrollit në Erez. Tuneli ka një thellësi prej 50 metrash dhe është i gjerë 3 metra. Sipas zyrtarëve izraelitë për ndërtimin e tij duhet të jenë shpenzuar me miliona dollarë.

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit Daniel Hagari tha se tuneli është 4 kilometra i gjatë, mjaftueshëm për të arritur në pjesën veriore të Gazës, nga dhe qeveriste Hamasi, shndërruar tashmë në një zonë të shkatërruar. Hamasi nuk iu përgjigj kërkesës së agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ për koment.

Për ta kuptuar se sa i madh është tuneli, zoti Hagari u tregoi një grupi gazetarësh një video, ku shfaqej Mohammed Sinwari, vëllai i udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwarit, i cili gjithashtu është një operativ i rëndësishëm i grupit, i ulur në sediljen e një automjeti që po lëvizte brenda tunelit. /VOA

Të këshilluara

Aksidentohen tre makina në Dibër

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ndërsa mësohet se në të janë përfshirë tre makina. Sipas policisë shtetasi H.K., du...

18:19

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI