Flash

Mbështetësit e Bardhit firmosin kundër arrestit për Berishën

Lapsi.al 17 December 2023
Mbështetësit e Bardhit firmosin kundër arrestit për

Mes emrave të 30 deputetëve që kanë firmosur kërkesën dërguar në Gjykatën Kushtetuese, për të bërë të mundur pezullimin e arrestimit të Sali Berishës gjenden edhe ata që nuk e njohin atë për kryetar.

Përveç 19 deputetëve të Rithemelimit, firmën për mbrojtjen e ish-kryeministrit, në hetim për aferën e privatizimit të klubit  “Partizani”, e ka dhënë edhe Gazmend Bardhi bashkë me 10 deputetë të grupit të tij. Në mesin e firmëtarëve përveç Gaz Bardhit janë dhe deputetë të grupit të tij si Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Saimir Korreshi apo edhe Lefter Gështenja.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: A mund të kthehet SPAK në vrasës të demokracisë?

Ky grupim i kërkon gjykatës një interpretim se si veprohet kur kufizohet liria e deputetit.

Por në pikën 4 të kërkesës që ata kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkohet: "Pezullimi i masave shtrënguese të sigurimit personal ndaj deputetit Sali Berisha derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për këtë çështje"

Mbështetja e grupit të Bardhit kishte vlerë të veçantë për të siguruar numrin e firmave (jo më pak se 28 deputetë) për të bërë të mundur padinë në Gjykatën Kushtetuese. Grupi i deputetëve kërkon nga Gjykata Kushtetuese,  rrëzimin e vendimit të parë të GJKKO-së dhe pezullimin e të gjithë të tjerëve që rrjedhin prej tij, në kushtet kur nuk u përfill imuniteti i deputetit dhe kur për masën "për detyrim paraqitje", nuk u kërkua autorizim nga Kuvendi.

Të hënën në mesditë Këshilli i Mandateve mblidhet për të diskutuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Ish-kryeministri, ende nuk ka konfirmuar nëse do të jetë para anëtarëve të Këshillit të Mandateve për t’u mbrojtur. PD ka lajmëruar se do të thërrasë një protestë para kryesisë së Kuvendit.

Konfirmim nuk ka as për prezencën e anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve. 4 nga 5 prej tyre, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi janë pjesë e aksionit me flakadanë për të mos lejuar funksionimin normal të kuvendit dhe nuk dihet nese do ta ndërpresin atë në mbrojtje të Berishës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI