Flash

Do trafikonte një 29-vjeçare në Belgjikë e Gjermani për prostitucion, arrestohet fieraku

Lapsi.al 17 December 2023
Do trafikonte një 29-vjeçare në Belgjikë e Gjermani

Një 29-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Fierit në kuadër të një operacioni të koduar “Tranzit 16”. Policia sqaroi se shtetasit F. S do të trafikonte drejt Belgjikës dhe më pas drejt Gjermanisë një 29-vjeçare me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

"I arrestuari, person me rekorde të mëparshme, për të njëjtën veprimtari kriminale. Procedohet penalisht 29-vjeçarja. Sekuestrohen mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ato të Komisariatit të Policisë Rinas, në zbatim të planit të masave të përbashkët për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në pkk Rinas, do të kalonte një shtetase, e cila dispononte dokumente të falsifikuara, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tranzit 16”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit F. S., 29 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja E. H., 29 vjeçe, banuese në Fier. Shtetasi F. S. i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara shtetases E. H., të cilat kjo e fundit, do t’i përdorte në vendet e BE-së. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. S., i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara kësaj shtetasje, me qëllim për ta trafikuar në Belgjikë dhe më pas Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI