Flash

Gjendet një celular në frigoriferin e burgut të sigurisë së lartë të Burrelit

Lapsi.al 16 December 2023
Gjendet një celular në frigoriferin e burgut të sigurisë

Gjatë kontrolleve të një nate më parë në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë, janë gjetur sende të paligjshme. Burime pranë burgut në Burrel, i cili është një nga ata të sigurisë së lartë, thanë se gjatë këtyre kontrolleve është gjetur një celular i futur në një frigorifer që do të futej brenda te të burgosurit.

Bëhet me dije se frigoriferi ku ishte fshehur telefoni vinte nga burgu i Peqinit ku do të transferoheshin disa të burgosur. Fillimisht ka ardhur ngarkesa me materialet, më pas do të vinin të burgosurit.

Ndërkohë, ende nuk dihet se kujt i përkiste frigoriferi në të cilin është gjetur një aparat celular i vendosur në një vend të fshehtë të tij. Megjithatë, kanë nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe ndëshkimin e personave që kanë tentuar të fusin sende të paligjshme në qelitë e të burgosurve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI