Flash

Dogjën makinën për 1500 euro, dy të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 16 December 2023
Dogjën makinën për 1500 euro, dy të arrestuar në

Janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët, të cilët dyshohet se i vunë flakën një automjeti në Allias dy javë më parë. Ndërkohë, është shpallur në kërkim një 37-vjeçar, që porositi djegien e automjetit, duke i paguar me shumën 1500 euro.

Gjithashtu në kërkim është shpallur dhe bashkëpunëtori i tyre 24-vjeçar, banues në Vlorë.

Njoftimi i Policisë:

Dogjën një automjet, kundrejt një shume parash, identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Njëri prej tyre, i arrestuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, si dhe një 37-vjeçar që porositi djegien e automjetit.

Sekuestrohen veshjet që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, dhe automjeti me të cilin janë larguar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.12.2023, ku në Allias, është djegur automjeti i shtetasit kanë thelluar veprimet hetimore, për sqarimin e rrethanave dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Në lidhje me këtë rast u bë dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy prej autorëve të dyshuar, shtetasve 40 vjeç, dhe 18 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi 24 vjeç, banues në Vlorë, dhe porositësi i djegies së automjetit, shtetasi 37 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi ka paguar shumën 1500€ për të djegur automjetin e shtetasit, ndërsa dy të arrestuarit, së bashku me shtetasin kanë siguruar kushtet, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur automjetin.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi është arrestuar dhe më parë, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe automjeti me të cilin janë larguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Moti i keq, disa zona pa energji në Shkodër

Përkeqësimi i motit ka sjellë probleme edhe në qarkun e Shkodrës. Për shkak të erërave të forta ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike ne zonat e Vau ...

12:33

Analiza/ Ukraina nuk ka më para

Ka një problem, por jo dhe jo dhe aq të vogël, për të cilin Volodymyr Zelensky tani duhet të gjejë një zgjidhje. Sepse nëse bashkojmë lajmet e javëve të fundit,...

23:13

Lëvizje në Policinë e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur ndryshime në radhët e uniformave blu. Mësohet se Altin Lila nga shef i komisa...

21:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI