Flash

Berisha: Rama e di që Belerin nuk e dënon dot, ndaj i bllokon betimin

Lapsi.al 16 December 2023
Berisha: Rama e di që Belerin nuk e dënon dot, ndaj i bllokon betimin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka patur sot në një bashkëbisedim me mbështetësit e tij në Gjirokastër. Gjatë fjalës së tij, Berisha është ndalur edhe te çështja Beleri. Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama e mban në burg Belerin si të burgosur politik dhe se nuk e dënon dot, ndaj i bllokon betimin.

"Krijoi me Greqinë, fqinjin tonë, i cili për hir të së vërtetës, në asnjë rast nuk ka penguar udhëtimin tonë drejt BE dhe NATO-s. Nuk është se nuk kemi pasur probleme, por Greqia nuk ka shkuar në atë që ose të bëjë këtë Shqipëria, ose nuk votoj për të. Ç’po ndodh tani? Tani në mënyrën më antikushtetuese, më antidemokratike, pengon betimin e Fredi Belerit.

Mor zotëri, Fredi Beleri dhe cilido qoftë, i zgjedhur, pa u dënuar nga gjykata, kurrë nuk mund të pengohet të bëjë betimin. As në Shqipëri, as në Greqi dhe në asnjë vend që pretendon se njeh prezumimin e pafajësisë. Dhe kjo ka ndodhur në Shqipëri. Ka deputetë të PD që janë betuar nga burgu.

Çfarë ndodh me këtë? Ky qenka grek. E pastaj që qenka grek? A fitoi? Ai ka të drejtë të jetë deputet, kryeministër, president, çdo gjë që i japin shqiptarët me votën e lirë. Apo jemi në klishetë e Enver Hoxhës? Kjo është klisheja e një mafiozi.

Sepse e di që Fredi Beleri ia bën pluhur projektet e zaptimit të pronave në Himarë, siç ia bëri Vasil Bollano. Çfarë bën ky? Ky i merr trafikantët, më së shumti nga veriu, i çon me thasë dhe blejnë tokat në të zezë. Çon ministrat, i shpall investitorë strategjikë, çon Olsin e pangopur dhe sheh ato bukuri dhe thotë se duhet të jenë të miat. Dhe krijon një qëndrim absolutisht plotësisht të motivuar, se edhe unë të isha në vend të kryeministrit të Greqisë, absolutisht asnjë qëndrim tjetër nuk do të mbaja.

Kjo është historia dhe përpiqet të na nxjerrë nacionalistë. Ky është një mafioz që nuk ka asnjë interes kombëtar, ka vetëm interesa mafioze.

Ky e di që Belerin nuk e dënon dot se ato prova nuk janë prova me ligjin shqiptar.

Dhe tani meqë nuk e dënon dot, do ta bllokojë betimin. Sigurisht Greqia e tha që nuk është çështje bilaterale, është çështje e shtetit ligjor, e funksionimit të ligjit.

Po imagjinoni për një moment që Bosnjën e bllokon Dodikun, nëse Serbinë dhe Kosovën i bllokon mungesa e marrëveshjes, nëse Maqedoninë dhe Bullgarinë i bllokon ndryshimin i Kushtetutës, ne na pengon vetëm Edi Rama.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI