Flash

Vrau dy kunatat gjatë grabitjes, kush është Indrit Shaqja që mbeti i plagosur në burgun e Peqinit

Lapsi.al 15 December 2023
Vrau dy kunatat gjatë grabitjes, kush është Indrit Shaqja që

Indrit Shaqja është një prej të dënuarve që mbeti i plagosur këtë të premte në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Nga kjo përplasje mbeti i vrarë Arben Lleshi, i cili dyshohet se u qëllua për vdekje nga Sokol Mjacaj. Arma dyshohet se u fut në ambientet e burgut me dron.

Dy të burgosur të tjerë mbetën të plagosur, një prej tyre pikërisht Indrit Shaqja. Të tre këta persona janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Indrit Shaqja është dënuar për vrasjen e dy kunatave Elsa dhe Gjinovefa Vava, përkatësisht 75 dhe 70 vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 Shtator të 2014-s në shtëpinë e viktimave në Durrës.

Nipi i njërës prej viktima, Artur Kaçanolli, besonte se të moshuarat kishin para dhe flori në shtëpi, ndaj organizoi një grabitje në të cilën morën pjesë edhe dy miqtë e tij: Velson Elmazi dhe Indrit Shaqja.

Ata hynë me forcë të shtëpi e pasi nuk arritën të gjenin aq shumë para sa mendonin, dhunuan për vdekje të dyja gratë. Dy prej autorëve u arrestuan 15 ditë pas krimit, ndërsa Indrit Shaqja u arrestua një muaj më pas në Spanjë dhe u ekstradua drejt Shqipërisë.

Por vetëm dy muaj më herët nga vrasja e dyfishtë, Indrit Shaqja ishte protagonist në një tjetër ngjarje. Bëhet fjalë për zhdukjen e këngëtarit të tallavasë, Renato Hamza, i njohur ndryshe si Reni i Elbasanit.

Nga pamjet e dala në media, këngëtari shihet në qendër të Elbasanit teksa shtrëngon duart me Indrit Shaqen, më pas, bashkë me Deniz Xhijën largohen të tre së bashku në këmbë.

Sipas dëshmitarëve, më pas Reni është parë të futet me forcë në një makinë. Që prej këtij momenti nuk pati më asnjë gjurmë nga Reni i Elbasanit.

Vrasja e kësaj të premteje në burgun e Peqinit ndodhi gjatë kohës që të dënuarit ndodheshin në ajrosje. Dyshimet paraprake janë se Sokol Mjacaj është paguar për të kryer vrasjen e Arben Lleshit. Ndërsa Shaqja dyshohet të jetë plagosur aksidentalisht. Ai mësohet se ka mbetur i plagosur në këmbë.

Kujtojmë që Mjacaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në Korrik të 2015-s

Ndërsa Arben Lleshi në 2012-n vrau bashkëkombësin e tij në Britani dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Të këshilluara

Dy të plagosur në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se një 16-vjeçar pas një sherri ka plagos...

18:36

Parashikimi i motit për fundjavën

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se në fundjavë vendi ynë do të ndikohet fillimisht ditën e Shtunë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme ndërsa për...

17:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI