Flash

VIDEO/ Momenti kur McGonigal del nga gjykata pasi u dënua me 4 vjet burg

Lapsi.al 15 December 2023
VIDEO/ Momenti kur McGonigal del nga gjykata pasi u dënua me 4 vjet burg

Kur doli nga gjykata që e dënoi me 4 vjet burg dhe 40 mijë dollarë gjobë, Charles McGonigal ish-shefi i FBI-së shoqërohej nga bashkëshortja, Pamela. Vetë Charles McGonigal u përlot përpara togave të zeza, ndërsa e shoqja i tha gjykatës se ambicia e burrit të saj e "dërgoi atë në rrugë të gabuar dhe e bëri që të humbiste fokusin në realitetin e vendimmarrjes dhe veprimeve të tij".

Por gjykatësja tha se veprimet e McGonigal kanë rrezikuar sigurinë kombëtare.

Gjatë kohës kur kryente aktivitetet e paligjshme, McGonigal kishte edhe një të dashur në Nju Jork. Ishte pikërisht Allison Guerriero, e cila u bë denoncuese kryesore e aferës së McGonigal.

McGonigal duhet të vetëdorëzohet përpara 26 shkurtit për të kryer dënimin me burg, ndërkohë që në shkurt do të marrë dënimin edhe për dosjen shqiptare, ku i implikuari kryesor është kryeministri Edi Rama.

Të këshilluara

Dënohet me 4 vite burg Charles McGonigal

Një nga agjentët më të lartë të FBI-së që është përballur ndonjëherë me akuza penale u dënua me mbi 4 vjet burg këtë të enjte për bashkëpunimin e tij të fshehtë...

21:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI