Flash

“Naim Murseli ka lidhje intime me një burrë” - Behgjet Pacolli paralajmëron Arjan Currin

Lapsi.al 15 December 2023
“Naim Murseli ka lidhje intime me një burrë” - Behgjet

Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ka reaguar edhe një herë në lidhje me lajmet që qarkullojnë për vrasjen e Liridona Ademajt, e që vazhdimisht po përmendet emri i tij.

Pacolli këtë herë i është referuar analistit Arjan Curri, i cili ishte ndër tw parwt që artikuloi publikisht se pas vrasjes sw Liridona Ademajt ishte njw devijim seksual i Naim Murselit.

"Dyshohet se ka pasur njw marrwdhwnie jashtwmartesore i shoqi me njw mashkull. Kwto nuk janw tw miat. Prirem ta besoj kriminologjinw. Njw burrw qw vret njw grua wshtw grua. Nuk wshtw burrw" tha Curri nw emisionin Top Story.

"Pse kumbari i fwmijwve tw Liridonws, Behgjet Pacolli mungon nw varrimin e saj. Nuk ka qenw as tek i pari, as tek i dyti. Kemi dwgjuar qw ai thotw kemi marrwdhwnie familjare. Mundet qw edhe vilwn t'ia ketw dhuruar ai" tha Curri duke hedhur nw publik njw pistw tw re pwr vrasjen e Liridonws.

Pacolli shprehet se deklaratat e Currit kanë shkaktuar vuajtje te familja e tij, teksa shkruan se më së shumti këtë po e përjeton djali i tij, i cili po bullizohet nga shokët në shkollë.

Ndër të tjera ai e paralajmëron Currin, teksa shkruan “do të punoj për të ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuajtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”.

“Pas një udhëtimi të gjatë, në kthim të mbrëmjes, vura re një kumulim lajmesh dhe opinionesh të shpërndara kohët e fundit. Disa individë, duke përdorur shpifjet, deklaratat të pasqyruara, tentativa për shantazh dhe propagandë, kanë ndërmarrë përpjekje për të kontaminuar emrin tim dhe për të poshtëruar integritetin e familjes sime.

Ju, zotni Arjan Curri nuk keni asnjë të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë ojekt bulizmi të vazhdueshëm nga shokët e tij per shkak te deklaratave te juaja te rrejshme dhe hutuese.

Zotëri, une nuk ndaj vlerat tuaja, unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për t’ju sjellur para përgjegjësisë për krejt këto vuejtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime”, shkruan Pacolli.

Të këshilluara

Dënohet me 4 vite burg Charles McGonigal

Një nga agjentët më të lartë të FBI-së që është përballur ndonjëherë me akuza penale u dënua me mbi 4 vjet burg këtë të enjte për bashkëpunimin e tij të fshehtë...

21:40

Atentati në "Don Bosko", identifikohet autori

Detaje të reja nga atentati i sotëm në “Don Bosko”. Mësohet se policia ka identifikuar autorin, i cili banon në zonën e “Don Boskos” dhe e ka banesën vetëm 50 m...

17:53

Aksident në Shkodër, përplasen dy makina

Një aksident, ku u përfshinë dy makina, ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës. Gjatë pasdites së sotme automjeti me drejtues 49-vjeçarin L. L., ësht...

16:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI