Flash

Veliaj nuk i zë as emrin në gojë Taulant Tushes, mohon shkresën me firmën e tij

Lapsi.al 14 December 2023
Veliaj nuk i zë as emrin në gojë Taulant Tushes, mohon

Erion Veliaj ka zgjedhur Sokol Ballën për të folur mbi aferën e inceneratorëve, ku së fundi për inceneratorin e Tiranës ka rënë në pranga edhe krahu i tij i djathtë, Taulant Tushe. Këtë të fundit nuk e zuri asnjë moment në gojë ndërkohë që ka mohuar se ka firmosur në emër të të gjitha bashkive të qarkut Tiranë.

Veliaj u shpreh se firma e tij ishte vetëm për Tiranën. Si gjithmonë i pari i kryeqytetit, të cilit deri më tani i është bërë një nder i madh nga SPAK duke mos ia përmendur emrin në dosjen hetimore, foli për hallet e Sali Berishës e Ilir Metës. Tinëz ai kërkon t'i ikë kësaj çështje e ta kanalizojë si luftë politike ndërkohë që inceneratorët janë një aferë e pastër korruptive.

“Gënjeshtra konkrete është që kanë firmosur në emër të qarkut. Kjo është logoja e Bashkisë së Tiranës, është firmosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, jemi parimisht dakord për sa i përket rolit të bashkisë. Sa mbetje prodhon Tirana, kur është sezoni i këtyre mbetjeve, në verë ka më pak mbetje se një pjesë e madhe janë pushim. Kështu që kontributi ynë në këtë proces ka qene për të dhënë të gjithë informacionin se sa përballohet në bashkinë e Tiranës. Kështu që e gjithë legjenda urbane se sa janë ndërtuar në emër të të gjithë qarkut të Tiranës bie poshtë, është përgjigjur më vete kryetari i bashkisë së Vorës, më vete kryetari i bashkisë së Kavajës. Në ato vite kanë qene të forcës politike që i ngre këto akuza. Unë e kuptoj se çfarë hallesh kanë, hallet që kanë familja Berisha, familja Meta, mos i pastë njëri në këtë botë, ua kuptoj pse kërcen nga belaja gjithë kjo orkestër, por ky nuk është halli im. Duhet të kuptoni që bashkia e Tiranës ngre komisione çdo ditë, ku do të vendosen stacionet e autobusave, ku do të jenë kazanët e plehrave, ku do jetë kopshti i ri, cerdhja e re, është një punë rutinë”, tha Veliaj.

Ndërsa për akuzat e opozitës, ai është përgjigjur: “Nuk ka asgjë ligj që thotë duhet të ketë një mbledhje të posaçme për këtë. Mund të jene mbledhje formale për të respektuar një autoritet që vjen. Mbaj mend kur unë kam dhenë dy qytetari nderi si Nexhmije Pagarusha, atëherë kjo duhet një mbledhje. Por nuk ka pse të jetë një mbledhje e posaçme”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI