Flash

Veliaj flet njësoj si Rama: Kush ka gabuar me inceneratorët të mbajë përgjegjësi

Lapsi.al 14 December 2023
Veliaj flet njësoj si Rama: Kush ka gabuar me inceneratorët të

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka qëndruar besnik linjës që ndjek shefi i tij sa herë që përmenden inceneratorët. Njësoj si Rama që hoqi çdo përgjegjësi nga vetja duke e kaluar ate tek vartësit, edhe Veliaj bëri të njëjtën gjë.

“Nëse në këtë landfill dikush ka bërë gabim duhet të mbajë përgjegjësi patjetër dhe kryeministri ka qene i qartë, PS ka qene i qartë, kryesia ka qene e qartë. Por të thuash që tani nuk do të kemi më landfille dhe inceneratorë sepse dikush ka bërë gabim është si të thuash që nuk do bëjmë autostrada dhe spitale.

Në këtë sens ne do të vazhdojmë punën për këtë landfill, por di të them këtë se dikush po kërcen nga belaja për të përfshirë njerëz që janë absolutisht transparent dhe kanë bërë detyrën e tyre për të pastruar qytetin” – tha Veliaj.

LEXO EDHE: Krahasimi / Rama njësoj si para komisionit hetimor: Unë s’mbaj pëgjegjësi për hajdutët

Firmën e tij për inceneratorin pa marrë votën e këshillit bashkiak ai e shmangu sërish.

“Gënjeshtra konkrete është që kanë firmosur në emër të qarkut. Kjo është logoja e Bashkisë së Tiranës, është firmosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, jemi parimisht dakord për sa i përket rolit të bashkisë.

Sa mbetje prodhon Tirana, kur është sezoni i këtyre mbetjeve, në verë ka më pak mbetje se një pjesë e madhe janë pushim. Kështu që kontributi ynë në këtë proces ka qene për të dhënë të gjithë informacionin se sa përballohet në bashkinë e Tiranës.

Kështu që e gjithë legjenda urbane se sa janë ndërtuar në emër të të gjithë qarkut të Tiranës bie poshtë, është përgjigjur më vete kryetari i bashkisë së Vorës, më vete kryetari i bashkisë së Kavajës. Në ato vite kanë qene të forcës politike që i ngre këto akuza” – tha Veliaj. ©LAPSI.al

Shikoni edhe këtë material të përgatitur nga Lapsi.al për dredhimin e Ramës përballë gazetarëve për inceneratorin e Tiranës:

Të këshilluara

Atentati në "Don Bosko", identifikohet autori

Detaje të reja nga atentati i sotëm në “Don Bosko”. Mësohet se policia ka identifikuar autorin, i cili banon në zonën e “Don Boskos” dhe e ka banesën vetëm 50 m...

17:53

Aksident në Shkodër, përplasen dy makina

Një aksident, ku u përfshinë dy makina, ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës. Gjatë pasdites së sotme automjeti me drejtues 49-vjeçarin L. L., ësht...

16:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI