Flash

Të shtëna me armë zjarri në Don Bosko, qëllohet drejt automjetit të 42-vjeçarit

Lapsi.al 14 December 2023
Të shtëna me armë zjarri në Don Bosko, qëllohet drejt

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në rrugën ‘Don Bosko’ në Tiranë. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një makine, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Drejtuesi i mjetit ka bërë kallëzim në polici se një person ka qëlluar me armë zjarri automjetin që ai drejtonte. Në vendin e ngjarjes është vendosur perimetri i sigurisë.

"Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën "Don Bosko", rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI