Flash

Sky ECC/ Berisha: Zbulimi i bisedave të Ramës ka shkaktuar rrëqethje në kabinetet europiane

Lapsi.al 14 December 2023
Sky ECC/ Berisha: Zbulimi i bisedave të Ramës ka shkaktuar

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një konference për shyp ka hedhur akuza se janë zbuluar biseda të kreut të qeverisë Edi Rama në SkyECC.

Berisha ka deklaruar se zbulimi i këtyre komunikimeve ka shkaktuar rrëqethje në kabinetet europiane. Pikërisht për këtë arsye, sipas Berishës në konkluzionet e Këshillit të Europës u vendos si kusht lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Berisha: Problem tjetër madhor që lexohet në dokumentin e Këshillit është problemi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Emërimi i Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Rendit, person me rekorde ndër më kriminalet në Europë, zbulimi i bisedave të Edi Ramës me telefonat e kriptuar, ka shkaktuar rrëqethje në kabinetet evropiane. Ndaj dhe ata kanë vendosur aty luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si një kusht i pakapërcyeshëm. Kushtet e tjera lidhen me reformën e pronësisë, regjistrimin dhe kompensimin e pronave në mënyrën më transparente. Luftën kundër falsifikimeve në këtë fushë, pasi trafikantët të llojit Pëllumb Gjoka e të tjerë, kanë pushtuar miliona e milionë metër katrorë tokë të pronarëve legjitimë.

Të këshilluara

Arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha

Kapet në Spanjë, si rezultat i shkëmbimit të informacionieve mes FAST Albanias dhe FAST Spanjës në Sant Joan, Alicante, Spanjë, shtetasi i shpallur në kërkim nd...

12:53

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI