Flash

Republikanët pranë votimit për fazën e procesit për të përcaktuar nëse ka baza për akuza ndaj Presidentit Biden

Lapsi.al 14 December 2023
Republikanët pranë votimit për fazën e procesit për

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë të mërkurën për të autorizuar zyrtarisht fillimin e procesit që do të përcaktojë nëse ka baza për të ngritur akuza ndaj Presidentit Joe Biden, ndërsa republikanët mobilizohen për këtë proces, megjithë shqetësimet e disa prej tyre se nuk kanë dalë prova për shkelje nga presidenti.

Votimi vjen ndërsa Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe ekipi i tij drejtues përballen me presion në rritje për të demonstruar përparim në një hetim gati njëvjeçar të përqendruar tek marrëdhëniet e biznesit të anëtarëve të familjes Biden.

Hetimi ka ngritur shqetësime etike, por nuk ka nxjerrë në pah asnjë provë për përfshirje në korrupsion ose marrje rryshfeti nga zoti Biden, si president apo nënpresident.

Zoti Johnson tha se votimi ishte “hapi tjetër i nevojshëm.” Ai pranoi se ka “shumë njerëz që janë të pakënaqur që procesi nuk ka ecur më shpejt”.

Por zoti Johnson tha në Fox News se ai beson se rezoluta do të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ta se “ne do të jemi në pozitën më të favorshme për të kryer përgjegjësinë tonë kushtetuese”.

Synimi i republikanëve është që të ngrenë akuza dhe ta shpallin fajtor zotin Biden në një proces që mund të çojë në shkarkim nëse miratohet nga Senati.

Një votim në favor të procesit për të përcaktuar nëse ka bazë për ngritjen e akuzave do të bënte që hetimit të zgjasë deri në vitin 2024, kur zoti Biden pritet të përballet përsëri me ish-presidentin Donald Trump, mbi të cilin u ngritën dy herë akuza gjatë kohës që shërbente në Shtëpinë e Bardhë.

Ish-presidenti Trump i ka nxitur republikanët të lëvizin me shpejtësi kundër zotit Biden, si pjesë e thirrjeve të tij më të gjera për kundërpërgjigje ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Në një deklaratë të fundit, Shtëpia e Bardhë e quajti të gjithë procesin “të pabazë” dhe tha se republikanët po e vazhdojnë atë “pavarësisht nga fakti që anëtarët e partisë së tyre kanë pranuar se nuk ka prova për të mbështetur shkarkimin e Presidentit Biden”.

Disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, veçanërisht ata që vijnë nga distrikte të ndara mes dy forcave politike, kanë hezituar të shprehen pro votimit për procesin kundër zotit Biden, nga frika e një kostoje të konsiderueshme politike.

Por udhëheqësit republikanë kanë deklaruar javët e fundit se votimi është vetëm një hap i procesit, jo një vendim për ta shpallur fajtor presidentin Biden. Ky mesazh duket se i bindur skeptikët.

Që votimi të ketë sukses, duhet që pothuajse të gjithë republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë pro. Kjo do të jetë një provë e madhe e unitetit të partisë, duke pasur parasysh epërsinë e lehtë të republikanëve 221-213.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve janë të unifikuar në kundërshtimin e tyre ndaj procesit të shkarkimit, duke thënë se kjo është një farsë e përdorur nga GOP për të larguar vëmendjen nga ish-presidenti Trump dhe problemet e tij ligjore.

Ndërsa republikanët thonë se hetimi i tyre është i përqendruar tek vetë presidenti, ata kanë treguar interes të veçantë për të birin e tij Hunter Biden dhe marrëdhëniet e tij të biznesit jashtë shtetit, nga të cilat ata akuzojnë presidentin se ka përfituar personalisht./ VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI