Flash

Kosovë, zjarrfikësit në protestë për të kërkuar kushte më të mira

Lapsi.al 14 December 2023
Kosovë, zjarrfikësit në protestë për të

Duke kërkuar kushte më të mira të punës dhe pagesë për rrezikshmërinë në punë, Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka protestuar të enjten në Prishtinë.

Zjarrfikësit kanë marshuar drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, të cilën e kanë ftuar të angazhohet në përmirësimin e kushteve të punës së tyre,

Protesta e zjarrfikësve është zhvilluar në kohën kur brenda Kuvendit të Kosovës shqyrtohej projektligji për buxhetin.

"Të ndahet një buxhet, mos të kemi problem çdo vit”, tha kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, duke shtuar se nuk pajtohen me vendimin e Qeverisë për t’i lënë zjarrfikësit jashtë shtesave për rrezikshmëri.

Ai ka kërkuar edhe rritjen e numrit të zjarrfikësve, ndërsa ka theksuar se protestat do të vazhdojnë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Një muaj më parë, pasi Qeveria e Kosovës miratoi shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, reaguan zjarrfikësit, duke e quajtur vendimin si selektiv.

Ata parashtruan kërkesat e tyre për fillim të kompensimit të rrezikshmërisë në punë, sigurime shëndetësore, rritje të numrit të zjarrfikësve, kontrolle sistematike, kompensimet për punën jashtë orarit dhe për festa, sigurim të shujtës si dhe sigurim të pajisjeve të punës.

Në Kosovë janë rreth 800 zjarrfikës.

Në bazë të rregullores për strukturën organizative të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, për çdo 1.500 banorë nevojitet së paku një zjarrfikës.

Në bazë të kësaj llogaritjeje, Kosova duhet të ketë rreth 1.200 zjarrfikës.

Zjarrfikësit nuk kanë sigurime shëndetësore dhe paga e tyre bazë është 520 euro./REL

Të këshilluara

Atentati në "Don Bosko", identifikohet autori

Detaje të reja nga atentati i sotëm në “Don Bosko”. Mësohet se policia ka identifikuar autorin, i cili banon në zonën e “Don Boskos” dhe e ka banesën vetëm 50 m...

17:53

Aksident në Shkodër, përplasen dy makina

Një aksident, ku u përfshinë dy makina, ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës. Gjatë pasdites së sotme automjeti me drejtues 49-vjeçarin L. L., ësht...

16:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI