Flash

Kampet e refugjatëve/ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tregon pse u pezullua marrëveshja Rama-Meloni

Lapsi.al 14 December 2023
Kampet e refugjatëve/ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tregon pse u

Pas vendimit të pezullimit të marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët nga Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit ka pasur një reagim.

Kështu, në një intervistë për “Corriere Della Sera”, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, thotë se shqyrtimi i kërkesës së deputetëve opozitarë nuk është një vendim negativ për marrëveshjen.

Ajo shpjegoi procedurën që do të ndiqet në vijim deri në vendimin përfundimtar.

“Dy palët do të duhet të dërgojnë dokumentacionin brenda datës 4 janar 2024. Dhe nga dita e ankimimit (6 dhjetor 2023) kemi maksimum tre muaj për të marrë vendim. Në rastin konkret do të thotë se deri më 6 mars 2024 Gjykata duhet të thotë nëse marrëveshja është legjitime apo jo”.

Zaçaj sqaroi pretendimet e deputetëve demokratë.

“E para, mosrespektimi i pretenduar i procedurës së negociatave dhe nënshkrimit. Sipas tyre, kjo lloj marrëveshje ka nevojë për autorizimin e presidentit pasi prek çështje territoriale. Shkurt, për ta nuk mund të jetë një marrëveshje mes qeverive, por mes shteteve. Dhe aspekti i dytë sipas i tyre, është se protokolli mund të çojë në shkeljen e të drejtave të njeriut”.

Po ashtu drejtuesja e Kushtetueses tregoi se pse kjo gjykatë pranoi ta shqyrtojë.

“Pas ratifikimit, Gjykata, sipas rregullave tona nuk mund të kontrollojë më legjitimitetin ose jo të marrëveshjes. Dhe ankimi ngre dyshime për kushtetutshmërinë e protokollit.”

Kjo marrëveshje pritet të shqyrtohet në 18 janar të vitit 2024.

Marrëveshja

Qeveria shqiptare, të martën e 7 nëntorit, ka zbardhur Protokollin e firmosur ndërmjet qeverisë së Republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Kështu bëhet me dije se marrëveshja për strehimin e emigrantëve – të kapur në det nga Italia – në dy qendrat e ndërtuara në Shqipëri, do të zgjasë plot pesë vite.

Shpenzimet për këtë vendim politik deri më tani do të përballohen nga Italia, e cila do t’i paguajë Shqipërisë fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro, brenda një 3-mujori.

Parashikohet që mbi 100 milionë euro të jenë të ngrira në një llogari bankare të nivelit të dytë si garanci.

Italia, ndërkaq merr përsipër të gjitha shpenzimet për kujdesin spitalor sipas legjislacionit shqiptar, pas administrimit të trajtimeve spitalore të palës shqiptare.

Neni 3 i kësaj marrëveshjeje përcakton se shteti fqinj merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse të cilat parashikohen të ngrihen në Shëngjin dhe në Gjadër.

Neni 4, që është pika kryesore e këtij protokolli thekson se Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e migrantëve.

Kufiri maksimal i pritjes së së të huajve do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë.

Gjithashtu Italia do të përballojë çdo shpenzim për të strehuarit, duke përfshirë kostot e kujdesit shëndetësor dhe tjetër të parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare./AP

Të këshilluara

Atentati në "Don Bosko", identifikohet autori

Detaje të reja nga atentati i sotëm në “Don Bosko”. Mësohet se policia ka identifikuar autorin, i cili banon në zonën e “Don Boskos” dhe e ka banesën vetëm 50 m...

17:53

Aksident në Shkodër, përplasen dy makina

Një aksident, ku u përfshinë dy makina, ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës. Gjatë pasdites së sotme automjeti me drejtues 49-vjeçarin L. L., ësht...

16:45

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI