Flash

Finlanda njoftoi rimbylljen e kufirit me Rusinë

Lapsi.al 14 December 2023
Finlanda njoftoi rimbylljen e kufirit me Rusinë

Finlanda ka njoftuar se do të mbyllë sërish kufirin me Rusinë, për të parandaluar ardhjen e azilkërkuesve.

Helsinki pretendon se Rusia po inkurajon ardhjen e refugjatëve, sepse Finlanda ka vendosur të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Uashingtonin.

Në fund të muajit të kaluar, Finlanda mbylli kufirin me Rusinë, sipas Reuters. Dy pika kufitare u hapën sot dhe 36 persona kërkuan azil, njoftoi policia kufitare finlandeze.

“Ai fenomen është ripërtërirë, prandaj do të mbyllim kufirin”, tha Ministrja e Brendshme e Finlandës, Mari Rantanen.

Muajin e kaluar, rreth 900 qytetarë të Kenias, Marokut, Pakistanit, Somalisë, Sirisë dhe Jemenit hynë në Finlandë nga Rusia.

Para kësaj, statistikisht, një person në muaj hynte në Finlandë për të kërkuar azil.

Të këshilluara

Zbardhet telefonata Biden-Erdogan

Të enjten, presidenti amerikan Joe Biden pati një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Të dy liderët diskutuan hyrjen e Suedisë në NAT...

16:11

Rusia luan kartën palestineze në OKB

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i kërkoi sot OKB-së të mbajë një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit izraelito- palestinez, duke besuar se ...

12:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI