Flash

"Në burg, drejtorët dhe Erion Veliaj për inceneratorin që nuk ekziston!"

Lapsi.al 13 December 2023
"Në burg, drejtorët dhe Erion Veliaj për inceneratorin

Këshilltarët e Partisë së Lirisë kanë protestuar sot përpara bashkisë së Tiranës për hetimet e njëanshme dhe të cunguara të SPAK-ut lidhur me aferën qindramilionë euro të inceneratorit të Tiranës, për të cilën ata bëjnë përgjegjës si ideator dhe përfitues, kryebashkiakun socialist Erion Veliaj.

Këshilltari Endrit Braimllari deklaroi se “Erion Veliaj nuk mund t’i ikë përgjegjësisë tij, firmave të tij, nga kjo aferë korruptive. Nuk mundet që drejtorët e bashkisë së Tiranës, me skenar të drejtpërdrejtë të Erion Veliajt, të shpëtojnë Erion Veliajn nga kjo aferë korruptive, pasi Erion Veliaj ka vepruar në bashkëpunim me ta dhe tanimë kjo është e verifikuar, ndaj ne kemi një apel që të kemi një hetim të thelluar për të shkuar tek përgjegjësi kryesor, tek Erion Veliaj.

Erion Veliaj ka pasur dijeni për inceneratorin e Tiranës, ka marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak; po me firmën e Erion Veliajn janë propozuar në komisionin e vlerësimit të ofertave dy drejtorët e tij, të cilët kanë mbrojtur drejtpërdrejt, aferën korruptive të Erion Veliajt dhe kanë mbrojtur porositë që jepte Erion Veliaj.

E kemi thënë edhe më parë që çështja e inceneratorit nuk duhet të jetë thjesht një çështje e izoluar, por duhet të ketë një hetim të thelluar, një hetim të fortë për të zbardhur të vërtetën sepse janë qytetarët e Tiranës, që me taksat e tyre paguajnë çdo ditë, faturat marramendëse të një inceneratori që nuk ekziston”, theksoi Brahimllari.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI