Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Samiti, kancelari gjerman flet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Lapsi.al 13 December 2023
Samiti, kancelari gjerman flet për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Gjatë një deklarate qeveritare në Parlamentin Gjerman për Samitin e BE-së në Bruksel, kancelari gjerman Olaf Scholz, bëri thirrje, ndër të tjera, për më shumë mbështetje dhe vlerësim për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Scholz kujtoi në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili fillon punimet të mërkurën në Bruksel, se “prej 20 vjetësh, vende si Shqipëria, Bosnja-Herzegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje për t’u bërë pjesë e BE-së” dhe shtoi se tani “ka ardhur koha që të gjithë të shohin panoramën e përgjithshme, si kandidatët, ashtu edhe vendet anëtare të BE-së”. Sipas kancelarit gjerman, kjo panoaramë e përgjithshme është “shansi historik për të lidhur përfundimisht rajonin me Europën dhe për t’ia lënë të kaluarës problemet e së kaluarës”.

“Vende që bëjnë reforma duhet të vlerësohen”

Kjo thirrje shkonte si në adresë të vendeve kandidate, por më tepër në adresë të vendeve antare të BE, që sipas Scholzit duhet të mundësojnë reformimin e brendshëm të unoinit. Konkretisht, kancelari gjerman kërkoi që për shumë hapa, në kuadër të procesit të zgjerimit, të hiqet rregulli i vetos.

“Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë”, tha kancelari në mes të duartrokitjeve të shumë deputetëve në sallë.

Çështja Beleri: Gjermania e trajton si bilaterale

Thirrjet e kancelarit socialdemokrat shkonin tërthorazi në adresë të Greqisë, e ciila ka kërcënuar se nuk do të lejojë çeljen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë, pa u zgjidhur çështja Beleri. Ndërsa për Greqinë, kjo është një çështje që ka të bëjë me shtetin ligjor dhe të drejtat e pakicave, për Gjermaninë është një çështje bilaterale dhe duhet të zgjidhet brenda kuadrit dypalësht. Një qëndrim, të cilin kancelari gjerman Scholz, e theksoi edhe disa javë më parë gjatë vizitës së kryeminstrit grek, Kyriakos Micotakis në Berlin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ndodhet prej shtatë muajsh në paraburgim me akuzën për “korrupsion aktiv” për shit-blerje votash

Ndihmë opozitës CDU/CSU për Maqedoninë e Veriut

Por kancelari gjerman e kishte fjalën tërthorazi edhe për bllokimin e prej tashmë disa vitesh që i bën Bullgaria Maqedonisë së Veriut, për shkak të një grindjeje për çështje historike. Kancelari socialdemokrat i kërkoi ndihmë në këtë çështje grupit parlamentar CDU/CSU : “Do t’ju isha mirënjohës, të dashur kolege dhe kolegë të grupit parlamentar të Unionit, nëse do të përdornit ndikimin tuaj te partia simotër që të japë ndihmesë konstruktive për zgjidhje”, tha ai. Kancelari kishte parasysh bllokadën aktuale të partisë opozitare VMRO/DPMNE për ndryshimin e kushtetutës, kusht ky që kërkohet nga Bullgaria.

Negociatat për Ukrainën dhe Moldavinë

Në fjalën e tij në prag të samitit të BE-së, Scholz u shpreh për mbështjetje për Ukrainën, përsa kohë që ajo ka nevojë dhe premtoi se do ta rrisë ndihmën finanicare për Ukrainën, nëse do të jetë nevoja. Ai u shpreh për çeljen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë, si edhe për t’i dhënë Gjeorgjisë statusin e kandidatit të BE-së. Këtë kërkesë e mbështesin si partitë e pozitës ashtu edhe CDU/CSU në opozitë. Grupi parlamentar i AFD-së, fraksioni tjetër opozitar që ka mbetur, pas shpërbërjes së grupit parlamentar Die Linke, për shkak të partisë së re të krijuar nga Sahra Wagenknecht, është kundër zgjerimit të BE-së, por për partneritete me këto vende, sikurse edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, ngjashëm si me Zvicrën dhe Norvegjinë. /DW

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI