Flash

Lajmi me burimet e SPAK/ Policia kontrollon shtëpinë e gazetarit Elton Qyno

Lapsi.al 13 December 2023
Lajmi me burimet e SPAK/ Policia kontrollon shtëpinë e gazetarit Elton

Policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e gazetarit Elton Qyno pasi një nga prokurorët e SPAK është tërbuar që i ka dalë në publik një pjesë nga dosja hetimore për përgjimet e Nuredin Dumanit. Ndërkohë që gazetari praktikisht është marrë peng nga SPAK, dy policë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në redaksinë e Ora Neës dhe presin që gazetari t'u tregojë kodet për hapen e kompjuterit të tij.

Gazetari Elton Qyno ishte paralajmëruar nga SPAK për nxjerrjen e detajeve nga rrëfimi i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe javët e fundit ai ka publikuar një seri lajmesh në lidhje me bisedat e Dumanit në aplikacionin SKY.

Për këtë arsye prokurori ka marrë një vendim gjykate që i dha të drejtë t'i kontrollojë shtëpinë dhe redaksinë e Ora Neës.

Prokuroria dhe gjykatat edhe më parë kanë pasur ankesa për lajme të ndryshme, por kjo është hera e parë që shtëpia e një gazetari kontrollohet nga policia me urdhër të gjykatës.

Në rastin e databazës së patronazhistëve SPAK tentoi të sekuestronte celularët dhe kompjuterat e gazetarëve të Lapsi.al, por u tërhoq pas një vendimi të Gjykatës së Strasburgut.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI