Flash

Mediat italiane: Gjykata Kushtetuese “dush të ftohtë” për Ramën dhe Melonin

Lapsi.al 13 December 2023
Mediat italiane: Gjykata Kushtetuese “dush të ftohtë”

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë ratifikimin për marrëveshjen e refugjatëve me Italinë në Kuvend. Padia e bërë nga 30 deputetë të opozitës do të shqyrtohet më 18 janar. Mazhoranca kishte planifikuar që marrëveshja të votohej në Kuvend të enjten e 14 dhjetorit. Lajmi ka marrë një vëmendje të madhe të mediave kryesore italiane.

Gazeta “La Repubblica” shkruan se vendimi i Kushtetueses për pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes erdhi pas dy ankesave të bëra nga Partia Demokratike e Tiranës dhe nga deputetë pranë ish-kryeministrit Berisha. “Ankesa e pranuar pretendon se marrëveshja bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare të cilave Shqipëria aderon”, - shkruan gazeta.

Ajo nënvizon se vendimi vjen në të njëjtën ditë kur në Bruksel u publikua letra drejtuar krerëve të BE-së nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për zbatimin e planeve të migracionit ku një pasazh i referohej pikërisht marrëveshjes Romë-Tiranë: “Kemi parë nisma të rëndësishme të drejtuara nga shtetet anëtare, siç është marrëveshja operacionale mes Italisë dhe Shqipërisë. Ai përbën një shembull të të menduarit jashtë kornizës, bazuar në ndarjen e drejtë të përgjegjësive me vendet e treta në përputhje me detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar dhe të BE-së”, - thuhej në të.

“La Stampa” e quan këtë vendim si një “dush të ftohtë”, për qeverinë Meloni, pikërisht në ditën kur kryeministrja italiane mori mbështetjen e plotë nga presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen. Edhe “Corriere della Sera”, ka pasqyruar në faqen e saj të parë lajmin e se Gjykata Kushtetuese pezulloi ratifikimin e marrëveshjes Meloni-Rama për emigrantët.

“Ansa” ka ndarë edhe informacione nga burimet pranë Këshillit të Ministrave në Itali. “Burime sqarojnë se nuk duan të komentojnë vendimin e Gjykatës shqiptare, pasi është një vendim i një gjykate kushtetuese të një vendi të tretë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, nënvizohet se nuk ka asnjë shqetësim për ndonjë vonesë në zbatimin e Memorandumit, për ratifikimin e të cilit Kuvendi i Tiranës do të presë tashmë vendimin e Gjykatës”, - shkruan ANSA. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI