Flash

I akuzuar përfshirjen në vrasjen e Ilir Hidrit në Ekuador, çfarë thotë Remzi Azemi në dëshminë e tij

Lapsi.al 13 December 2023
I akuzuar përfshirjen në vrasjen e Ilir Hidrit në Ekuador,

Remzi Azemi nga Kosova, emri i të cilit doli në dritë kur ai u arrestua në vitin 2014 si pjesë e mafies ballkanike në Guayaquil, Ekuador, kërkohet për vrasjen e malazezit, Fadil Kacanic dhe gruas së tij, Elsa Gallegos Leon. Krimi i dyfishtë ndodhi kur autorët të veshur si policë rrëmbyen çiftin dhe i çuan në vendin e ekzekutimit, në autostradën Guayaquil-Salinas.

Ndërsa media ekuadoriane, Extra, ka publikuar deklaratën e dhënë në Prokurori më 7 qershor 2017, për hetimet e vrasjes së shqiptarit Ilir Hidri më 30 maj të atij viti në periferi të Guayaquil.

Remzi Azemi, në dëshminë e dhënë ka deklaruar se kishte dobësi femrat. Në përshkrimet që bëri, ai i identifikoi të gjitha si të bukura. I gjente në vende të ndryshme, si qendra tregtare, kafene apo në vendbanimin e tij për t’i takuar.

Remzi Azemi flet pesë gjuhë (shqip, serbisht, anglisht, gjermanisht dhe spanjisht) dhe thotë se spanjishten e ka mësuar nga gratë me të cilat është shoqëruar që kur ka mbërritur në Ekuador.

Më tej, në dëshmi ai tregon se kishte një partnere në Milagro, Guayas, me të cilin kishte një djalë. “Fëmija është një vjeç, mendoj”, tha ai. Ai e përshkroi nënën e fëmijës si “të dobët, latine, me flokë të gjatë dhe bjonde”.

Ai ka deklaruar se tre ditë para vrasjes së Ilir Hidrit, më 30 Maj 2017, është goditur me thikë dhe ka qenë i shtruar në spital pa ndjenja. Sipas tij, ai u plagos në Pascuales.

Në dëshminë e dhënë, Remzi Ademi pretendon se partnerja e tij kolumbiane e kishte lënë për shkak të tradhtive dhe mori një shtëpi me qira rrugën Guayaquil-Salinas.

Më pas është takuar me Ilir Hidrin sepse një mik i përbashkët i kishte kërkuar të qëndronte tek ai. Por, shtoi në dëshmi, se kishte vendosur të kërkonte një vend tjetër për të jetuar sepse Ilir Hidri konsumonte alkool dhe kokainë 24 orë në ditë. Sipas tij, ai nuk mund të flinte nëse nuk merrte pilula. Kur është pyetur për aktivitetet e Ilir Hidrit, Remzi Azemi ka deklaruar se s’kishte dijeni.

Pas problemeve me bashkëjetuesen, kosovari tha se kishte shkuar të jetonte në një apartament luksoz në Puerto Santa Ana, derisa të arratisej nga Ekuador.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI