Flash

PAMJET/ Rama dhe Mitsotakis përplasen edhe në Bruksel

Lapsi.al 13 December 2023
PAMJET/ Rama dhe Mitsotakis përplasen edhe në Bruksel

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel në takimin e krerëve të vendeve të Ballkanit perëndimor me liderët e Bashkimit Europian. Në takimin që përfundoi rreth orës 20.30 të të mërkurës ra në sy edhe një diskutim i zjarrtë mes kreut të qeverisë shqiptare dhe homologut të tij grek, Kiriakos Mitsotakis.

Ata u shfaqën duke debatuar me njëri – tjetrin përpara se të bënin foton familjare. Siç dihet, Greqia ka vënë veton për hapjen e kapitujve të parë të negociatave të Shqipërisë dhe BE-në dhe caktimin e një date për konferencën ndërqeveritare për shkak të çështjes “Beleri”.

Vendimi do të merret nga Këshilli Europian në takimet që do të mbajë në 14 dhe 15 dhjetor.

Lajm në përditësim...

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI