Flash

E paprecedent/ SPAK mban prej 9 orësh gazetarin Elton Qyno: Trego burimin e lajmeve të tua!

Lapsi.al 13 December 2023
E paprecedent/ SPAK mban prej 9 orësh gazetarin Elton Qyno: Trego burimin e

Prej orës 11:00 të kësaj të mërkure SPAK kërkon nga gazetari i Ora News, Elton Qyno të nxjerrë burimin e informacioneve të publikuara prej tij. Ora News raporton se ai këmbëngul duke i qëndruar parimit se “burimi nuk tregohet”. Sipas të njëjtave burime SPAK ka ushtruar kontroll në banesën e gazetarit, në sy të fëmijëve. Siç duket edhe në foto, poshtë banesës së gazetarit qëndron edhe makina e BKH-së.

FOTO/ SPAK kontroll edhe në banesën e Elton Qynos, makina e

Ndërsa në redaksinë e televizionit Ora News kanë shkuar ekspertë të BKH-së që kanë kërkuar të hapin kompjuterin e gazetarit. Në një situatë të paprecendentë, prokurori Behar Dibra kërkon të dijë burimin e gazetarit me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.

Ndaj Qynos është bërë presion duke i kërkuar emrin e personit që i ka vënë në dispozicion materialin, në shkelje të të drejtës së gazetarit përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale sa i përket ruajtjes së burimit të informacioni. Atij po i kërkohet të dorëzojë edhe telefonin celular. Ky presion mbi gazetarin vjen pas denoncimeve publikimit të materialeve për zyrtarët e arrestuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI