Flash

Berisha: Si iu dhuruan 600 mijë metër katrorë tokë kompanisë së inceneratorëve

Lapsi.al 13 December 2023
Berisha: Si iu dhuruan 600 mijë metër katrorë tokë

Në vijim të denoncimeve për inceneratorin e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se i ka dhuruar kompanisë së vet 600 mijë metër katrorë tokë në Sharrë pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak.

Gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se 130 milionë euro janë zhdukur në 6 vite.

Denoncimi i Berishës: 

E kuptueshme që çdo njeri shtron pyetjen, se ku janë, kush i vodhi 130 milionë euro në 6 vite, në sipërmarrjen Veliaj-Rama. Si u zhdukën në një kohë kur në atë që unë e kam quajtur miniera e floririt Rama-Veliaj, nuk ekziston asnjëri nga 5 objektet e parashikuara për ndërtim në kontratë.

Pasi ne provuam me dokumente se me firmë personale të Erion Veliajt, u certifikua i famshmi studim fizibiliteti që në fakt ishte studimi bazë i vjedhjes së shekullit.

Studimi i fizibilitetit, i bërë nga një nga aksionerët e vegjël të sipërmarrjes Rama-Veliaj, famëzi Klodian Zoto. Por, i paraqitur me firmën e tij si sukses, si i vërtetë para ministrave Cani dhe Arben Ahmetaj, fiks nga Erion Veliaj.

Pasi faktuam me firmën personale të Erion Veliajt se ky kreu një megamashtrim të madh publik për ndërmarrjen e tij, firmosi se Bashkia e Tiranës dhe bashkitë e rretheve, do paguajnë nga të ardhurat e tyre 91 milionë euro për sipërmarrjen e tij, duke mashtruar atë dhe paraqitur atë si vendim të Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut dhe kjo nuk ishte kurrë e tillë.

Dhe mashtrimi ka vetëm një shpjegim, se ai nuk kishte 3 të 5-tat për ta kaluar, ndaj dhe mashtronte për ndërmarrjen e tij.

Pasi faktuam se Edi Rama në kundërshtimin më flagrant, më të paimagjinueshëm, për të cilin do hyjë në Gines, firmosi bonusin 8 pikë për kompaninë, për të cilën u njoftua se nuk ekzistonte, firmosi me firmën e tij në një kohë kur ministri i Drejtësisë i deklaronte me shkrim se kjo nuk është kompetencë e qeverisë, por natyrisht kompetencë e sipërmarrjes Rama-Veliaj.

Pasi rrëzuam me dokumente autentike përpjekjen e larove skapistë për ta paraqitur si strumbullar të vjedhjes së shekullit, hajdutin me qira, Lefter Koka, i cili ishte thjesht i marrë me qira, por sipërmarrja ishte e këtyre firmëtarëve, siç tregojnë të gjithë dokumentet.

Tani jemi këtu para jush për të faktuar me dokumente se pse Edi Rama dhe Erion Veliaj janë hajdutët më kryesorë të 130 milionë eurove, të paguar nga taksapaguesit e Bashkisë së Tiranës dhe qarkut të Tiranës, por edhe bizneset e këtij qarku, në sipërmarrjen e Sharrës Rama-Veliaj.

Së pari, Erion Veliaj pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak, i ka dhuruar kompanisë së vet, apo kompanisë Rama-Veliaj, 600 mijë metër katrorë tokë në Sharrë.

Në qoftëse 400 mijë metër katrorë kanë ndjekur procedurën ligjore të shpronësimit, Rama dhe Veliaj kanë lumturuar veten në sipërmarrjen e tyre me 600 mijë metër katrorë tokë tjetër, për të cilën nuk ekziston asnjë procedurë ligjore e çfarëdolli shpronësimi.

Zonja Kryemadhi deklaroi se këtyre 600 mijë metër katrorë tokë, i janë shtuar këto muajt e fundit edhe 150 mijë metër katrorë tokë të tjera. Imagjinoni, a mund të ketë sipërmarrje në botë që të pushtojë pa asnjë kontratë, pa asnjë tarifë, pa asnjë proces, 600 mijë metër katrorë dhe në dorën tjetër 150 mijë? Kjo ndodh vetëm kur sipërmarrja është Rama-Veliaj dhe në asnjë rast tjetër.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI