Flash

Berisha i përgjigjet ish-ministrit: Lefter ia ke bërë vetes, rri aty dhe mos u ndje

Lapsi.al 13 December 2023
Berisha i përgjigjet ish-ministrit: Lefter ia ke bërë vetes, rri

Sali Berisha në konferencën e sotme iu është përgjigjur akuzave të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve.

Berisha thotë se Lefter Kokës, ia bëri vetja, sepse e kanë marrë me qira, duke iu drejtuar me fjalët: rri aty dhe mos u ndje.

“Kontraktor për kompaninë është ministria. Lefter që akuzon ma ka bërë Berisha, jo Lefter ia ke bërë vetes se të kanë marrë me qira, rri aty dhe mos u ndje”, tha ai.

Kujtojmë se gjatë seancës së në GJKKO, Lefter Koka deklaroi se akuzat ndaj tij dhe stafit janë ngritur në bazë të opinionit politik dhe mediatik.

“I kërkoj ndjesë të gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin. Akuzat janë ngritur mbi bazë të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Ndjesë të gjithë juve (personave që janë akuzuar në dosjet ku ai është pjesë)”, është shprehur Lefter Koka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI