Flash

Berisha: Stop terrorit të SKAP-it ndaj gazetarit Elton Qyno

Lapsi.al 13 December 2023
Berisha: Stop terrorit të SKAP-it ndaj gazetarit Elton Qyno

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar veprimet e SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno.

Berisha shkruan, se SKAP duhet të ndalojë terrorin ndaj gazetarit.

Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha:

Stop terrorit nga Skapi i Partisë ndaj gazetarit të njohur Elton Qyno.

Të dashur miq, në një atentat të vërtetë ndaj lirisë së mediave dhe terrori të pashembullt dhe torture psikoligjike, skapist të papërgjegjshëm të narko-partisë mbajnë që nga ora 10:00 e mëngjesit të ngujuar në zyrat e Skapit gazetarin e mirënjohur të Ora News, Elton Qyno.

Ata i kërkojnë atij brutalisht të tregojë burimet e informacioneve që i shesin vetë.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal, pengmarrje të gazetarit Qyno dhe kërkoj lirimin e tij të menjëhershëm si dhe ndëshkimin e rreptë ligjor të autorëve të këtij akti që përbën një atentat të rëndë ndaj lirisë së mediave dhe rrëmbim shtetëror të gazetarit Elton Qyno.

Ju bëjë thirrje mediave të vendit dhe atyre ndërkombëtare si dhe organizatave që merren me lirinë e mediave të solidarizohen me gazetarin Qyno dhe të dënojnë me ashpërsi narko-regjimin e Tiranës dhe skapin si vegël e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI