Flash

Zëri i Amerikës: Pse kërkohet "arrest në shtëpi" për Sali Berishën

Lapsi.al 12 December 2023
Zëri i Amerikës: Pse kërkohet "arrest në

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, iu drejtua sot parlamentit për të marrë autorizimin e tij për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha. Kërkesa pason refuzimin e ish kryeministrit për të zbatuar urdhërin e gjykatës së Posaçme, i cili e ndalon atë të lëviz jashtë vendit dhe kërkonte paraqitjen e tij dy herë në muaj (të premten e parë dhe të tretë) pranë një oficeri të policisë gjyqësore.

Kodi i Procedurës Penale parashikon që kur nuk zbatohet një mase sigurie “Gjykata mund të vendosë një masë tjetër më të rëndë”, që në këtë rast të tillë, do të ishte do të ishte “arresti në shtëpi”, për të cilin autorizimi i parlamentit është i detyrueshëm. Në shkresën dërguar parlamentit, drejtuesi i Prokurorisë së posaçme Altin Dumani, nuk e ka përcaktuar masën e kërkuar, duke folur për zëvendësimin e masës së mëparshme me “arrest me burg/arrest shtëpie”.

Vendimin e gjykatës për “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim të lëvizjes jashtë vendit”, zoti Berisha e kishte cilësuar si një “shkelje flagrante të Kushtetutës” e për këtë arsye ai disa herë e bëri të qartë se nuk kishte ndër mend ta zbatonte. Edhe sot ai u shpreh se “në atë rast unë mbrojta Kushtetutën dhe jo veten time”. Ndërsa për kërkesën e sotme të Prokurorisë së Posaçme drejtuar parlamentit, ai u shpreh qartë se “çfarëdo vendimi, pas autorizimit të parlamentit, do ta respektoj pa asnjë diskutim”.

Ndaj zoti Berisha nuk është ngritur akuzë. Ai është në hetim në dyshmet për “korrupsion” në rastin i procedurave të privatimit të ish klubit sportiv Partizani, ku dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ishte një ndër pronarët e truallit mbi të cilin më pas u ngrit një komplek pallatesh. Zoti Malltezi fillimisht u arrestua, por më pas u la me arrest shtëpie. Ish kryeministri ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë, ndërsa e ka cilësuar, dhëndrin e tij si një “të burgosur politik”. /VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI