Flash

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, reagon Gaz Bardhi

Lapsi.al 12 December 2023
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, reagon Gaz Bardhi

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të deputetëve të PD, Gazment Bardhi deklaroi se grupi do të votojë pro çdo kërkese nga ky SPAK, por shtoi se që t’i kthehen normalitetit në Kuvend dhe votimeve, duhet që Edi Rama të plotësojë tre kushtet e opozitës.

“Ne jemi njohur përmes mediave me kërkesën e SPAK. Lajm i mirë që e di adresën e Kuvendit. Ne votojmë pro çdo kërkese të SPAK. Por Rama të përmbushë tre kërkesat tona, dhe kthehemi në normalitet dhe marrim pjesë në votim. Në të kundërt asnjë çështje dytësore nuk devijon opozitën nga aksioni”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Bardhi e ktheu vëmendjen tek hetimi i inceneratorit të Tiranës, ku opozita e ka shprehur hapur pakënaqësinë se hetimi i kësaj afere ka amnistuar plotësisht Erion Veliajn.

Lexo më tej: Drejtësi me regji/ Çfarë fsheh dosja për inceneratorin e Tiranës 

“Shpreh vendosmërinë e deputetëve jo vetëm për të qëndruar në aksionin që kemi nisur, por do i përgjigjemi përshkallëzimit që ka ndërmarrë mazhoranca. E papranueshme që një shumicë të marrë masa që i heq mandatin përfaqësuesve të opozitës. Është provokim i rëndë i asaj që keni parë në këto dy muaj në Kuvend. I bëj thirrje SPAK që t’i shkojë deri në fund hetimeve për inceneratorin e Tiranës”, u shpreh Gazment Bardhi.

Lexo më tej: Sqarimi i pikëpyetjeve/ Sa mund ta shtyjë Berisha ‘arrestin në shtëpi’ dhe a rrezikon ‘arrestin me burg’ 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI