Flash

Shërbimet sekrete amerikane: Rusia ka 315 mijë trupa të vrarë ose plagosur në Ukrainë

Lapsi.al 12 December 2023
Shërbimet sekrete amerikane: Rusia ka 315 mijë trupa të

Një raport i deklasifikuar i inteligjencës amerikane ka gjetur se lufta në Ukrainë i ka kushtuar Rusisë me 315 000 trupa të vdekur dhe plagosur, apo mbi 80 për qind e trupave që i kishte kur e nisi konfliktin, ka thënë një burim brenda inteligjencës të martën. Raporti, po ashtu, vlerësoi se humbjet e Moskës në personel dhe automjete të blinduara në luftë me ushtrinë ukrainase e kanë kthyer 18 vjet mbrapa modernizimin e ushtrisë ruse, sipas burimit. Ambasada e Rusisë dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk i janë përgjigjur kërkesës së Reutersit për koment.

Zyrtarët rusë kanë thënë se Perëndimi e zmadhon numrin e trupave ruse të vrara në luftë në vlerësimet e veta dhe se, pothuajse gjithmonë, i zvogëlon humbjet e Ukrainës në këtë luftë – për ta cilat zyrtarët rusë thonë se janë të mëdha. Burimi tha se raporti i deklasifikuar së fundmi i inteligjencës amerikane vlerësoi se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022 me 360.000 trupa.

Prej atëherë, sipas raportit, 315 000 trupa ruse, apo rreth 87% të numrit të përgjithshëm me të cilin e nisi luftën, janë vrarë apo plagosur, tha burimi. Humbjet e mëdha, sipas burimit, janë arsyeja pse Rusia është detyruar t’i lehtësojë standardet e rekrutimit dhe t’i thërrasë në ushtri të dënuarit me burg dhe civilët e moshuar për të luftuar në Ukrainë.

“Shkalla e humbjeve e ka detyruar Rusinë të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për ta ruajtur aftësinë për të luftuar. Rusia shpalli një mobilizim prej 300.000 trupave në fund të vitit 2022, dhe i ka lehtësuar standardet për ta mundësuar rekrutimin e të dënuarve dhe civilëve të moshuar”, gjeti raporti, sipas burimit. Ushtrisë ruse i kanë mbetur vetëm 1.300 automjete të blinduara në fushëbetejë dhe tani i duhet t’i përforcojë forcat ushtarake me tanke T62 të prodhuara në vitet ’70, theksoi burimi. /REL

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI