Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Samiti në Bruksel/ Media greke: Greqia nuk jep pëlqimin për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse nuk ka progres në çështjen Beleri

Lapsi.al 12 December 2023
Samiti në Bruksel/ Media greke: Greqia nuk jep pëlqimin për

Burime për median greke theksuan se qëndrimi i Greqisë është i qartë dhe i është shpjeguar palës shqiptare.

Greqia ka pranuar t’i dërgojë Tiranës letrën e Bashkimit Evropian për hapin e parë të hapjes së negociatave, me kusht që në fazën tjetër të procesit të ketë një lëvizje të qartë drejt rivendosjes së vullnetit politik të elektoratit të Himarës. Nuk është çështje pavarësie e gjyqësorit, por një vendim thjesht politiko-administrativ, theksuan të njëjtët agjentë diplomatikë, duke shtuar se pala greke nuk kërkon vendim gjyqësor dhe nuk ndërhyn, por ajo që kërkon është për kryetarin e zgjedhur të Himarës , t’i jepet leja për të bërë betimin dhe për të qenë në gjendje të ushtrojë të drejtat e tij politike.

Sot Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së , i cili po përgatit çështjet e Samitit të 14 dhe 15 dhjetorit, ku përfshihet edhe zgjerimi i BE-së, do të diskutojë edhe rrugën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mundësia e shkëputjes së procesit të anëtarësimit të Shqipërisë nga ajo e Maqedonisë së Veriut mbetet ende e hapur.

Sipas draft-konkluzioneve të Samitit, liderët evropianë do të riafirmojnë angazhimin e tyre të plotë dhe të padiskutueshëm për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe do të bëjnë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të tyre. Sipas këtij plani, negociatat me Bosnje-Hercegovinën do të fillojnë pasi të përmbushen mjaftueshëm kriteret.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një euro do të blihet me 101.3 lekë dhe do të shitet me 102.1 lekë, ndërsa dollari amerikan do blihet me 94 lekë dhe d...

08:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI