Flash

Berisha drejt arrestimit, SPAK kërkesë kuvendit për autorizimin

Lapsi.al 12 December 2023
Berisha drejt arrestimit, SPAK kërkesë kuvendit për autorizimin

Arrestimi i Sali Berishës është çështje kohe. Ish-kryeministri nuk iu bind kërkesave të SPAK për ta izoluar brenda vendit duke i sekuestruar pasaportën dhe nuk u paraqit para oficerit të policisë gjyqësore, ndaj tani do të përballet me masa më të ashpra, siç është arrestimi i tij, izolimi në burg ose në arrest shtëpie. Vetëm se për ta arrestuar, SPAK nuk do e anashkalon dot Kuvendin e Shqipërisë, siç bëri deri tani.

Këtë paradite u bë publike një shkresë e firmosur nga Altin Dumani, kreu i SPAK që i kërkon kuvendit autorizim për arrestimin e Berishës dhe që i hap rrugë më pas caktimit të një mase sigurie për ish-kryeministrin. Në shkresën dërguar parlamentit, drejtuesi i Prokurorisë së posaçme Altin Dumani, nuk e ka përcaktuar masën e kërkuar, duke folur për zëvendësimin e masës së mëparshme me “arrest me burg/arrest shtëpie”.

Shkresa e zbardhur e SPAK për Berishën

"E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit!

Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr. Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e "Detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit" parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit me burg/ arrest shtëpie, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e proçedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë" shkruhet në kërkesën e SPAK

Berisha është nën hetim nga SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Por ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë. Ai është në hetim në dyshimet për “korrupsion” në rastin i procedurave të privatimit të ish klubit sportiv Partizani, ku dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ishte një ndër pronarët e truallit mbi të cilin më pas u ngrit një komplek pallatesh. Edhe Jamarbër Malltezi fillimisht u arrestua, por më pas u la me arrest shtëpie.

Më herët, Berisha nuk iu bind thirrjeve të gjykatës për sekuestrimin e pasaportës apo për t'u paraqitur para oficerit të policisë për të vlerësuar masën detyrim paraqitje. Sipas Berishës, prokurorët e SPAK kishin shkelur Kushtetutën duke shmangur rolin e parlamentit me kërkesën për t'i sekuestruar pasaportën.

Kjo ishte edhe arsyeja që SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë duke u detyruar t'i drejtohet kuvendit për heqjen e imunitetit. Tani që kërkesa shkoi në Kuvend, Berisha tha se do t'i bindet vendimit.

Lexo edhe: Kronologjia/ Si arriti SPAK tek “provat” e korrupsionit të Berishës

Lexo edhe: Procesi Partizani/ Furi sulmesh ndaj dy gjyqtareve “të posaçme”

“Cilido qoftë vendimi i parlamentit do ta pranoj” u shpreh Berisha pas mbledhjes së grupit parlamentar. Ai tha se protesta e opozitës në parlament do të vazhdojë njësoj si në 6 javët e fundit kur deputetët kanë refuzuar të bëhen pjesë e punimeve.

“Kuvendi do më njoftojë, por unë do të lexoj një herë vendimin zyrtar dhe pastaj do të shprehem. Baza e këtij qëndrimi është propozimi në 2012 për heqjen e çdo lloj imuniteti. Do të zbatoj vendimin e kuvendit. Pse e bëra këtë? Që askush të mos i marrë pushtetin parlamentit. Mbrojta Kushetutën dhe parlamentin sepse prokurorët politikë i lejuan vetes të shkruajnë në tavolinë nenet e kushtetutës” u shpreh Berisha për gazetarët./Lapsi.al

Të këshilluara

Tre shpjegimet/ Pse e vranë Liridona Ademajn

Asnjëherë më parë tre burra nuk janë vënë në pranga për organizimin e vrasjes së një gruaje në këmbim të pagesës si në rastin e Liridona Ademajt, nënë e dy fëmi...

01:21

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI