Flash

PS miraton rregulloren e re si "kamxhik" ndaj opozitës, ç'ndodh me deputetët që hedhin tymuese

Lapsi.al 12 December 2023
PS miraton rregulloren e re si "kamxhik" ndaj opozitës,

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të propozuara nga Partia Socialiste janë miratuar në Këshillin e Mandateve.

Maxhoranca miratoi seancën e kaluar më 7 Dhjetor futjen me procedurë të përshpejtuar të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, pas kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës, të cilët hodhën tymuese e shashka gjatë votimit të buxhetit 2024.

Lexo më tej: Degradimi i parlamentit/ Gati rregullorja që flak opozitën jashtë sallës 

Ndryshimet në rregullore parashikojnë ashpërsimin e masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet e Kuvendit. Deri më sot dënimi maksimal është 10 ditë, ndërkohë që PS kërkon që ky dënim të behet deri në 60 ditë.

Gjatë mbledhjes në Këshillin e Mandateve nuk ishte i pranishëm asnjë deputet i opozitës. Ndryshimet në rregullore do të votohen në Kuvend të enjten gjatë seancës parlamentare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI