Flash

Pagat e të punësuarve në privat nuk u rritën në tremujorin e tretë, thellohet diferenca me shtetin

Lapsi.al 12 December 2023
Pagat e të punësuarve në privat nuk u rritën në

Paga mesatare në ekonomi ka arritur në 71.486 lekë në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas INSTAT, duke shënuar një rekord historik. Në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar paga është rritur me 16%. Ndërsa në raport me tremujorin e mëparshëm rritja e pagave është vetëm 0.8%.

Rritja me bazë tremujore është shumë më e ulët sesa në tremujorin e dytë, kur pagat u zgjeruan ndjeshëm me 9.5% në raport me janar-mars 2023, e ndikuar nga pagat e sektorit shtetëror.

Qeveria nisi një reformë pagash në sektorin shtetëror, me synimin për ti barazuar ato me rajonin, teksa qëllimi tjetër ishte që përmes përmirësimit të niveleve në sektorin shtetëror, të ndikonte indirekt dhe që bizneset të bënin të njëjtin veprim për punonjësit e tyre.

Por, bizneset nuk duket se kanë rënë pre e “presionit”, në një sinjal se është produktiviteti faktori kryesor që ndikon në këtë tendencë, të paktën për sipërmarrjet private.

Të dhënat e detajuara të INSTAT tregojnë se në tremujorin e tretë të vitit, kur ekonomia u gjallërua ndjeshëm për shkak të turizmit, pagat e sektorit privat nuk janë rritur fare në raport me tremujorin e mëparshëm, duke mbërritur në 65.9 mijë lekë në muaj. Në të kundërt, pagat në sektorin shtetëror vijuan rritjen, duke arritur në 84.3 mijë lekë, me rritje 2.6% në raport me tremujorin e mëparshëm.

Rritja e shpejtë e pagave në sektorin shtetëror ka bërë që të thellohet ndjeshëm diferenca me privatin, për të arritur në tremujorin e tretë në 18.3 mijë lekë, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë që nga tremujori i tretë 2020, kur raportohen të dhënat. Në këtë mënyrë, paga në sektorin privat është mesatarisht 22% më e ulët se ajo në shtet.

Sektorët

INSTAT raportoi se gjatë tremujorit të tretë 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2023 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 18,6%, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit prej 11,4%.

Gjatë tremujorit të tretë 2023, grup-profesionet e “Manaxherëve, Ligjvënësve, Nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)” ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

Të këshilluara

Diskutimet/ Mblidhet grupi parlamentar i PS

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e sotëm .Në takim, i pranishëm është edhe kryesocialisti Edi Rama. Mbledhja po zhvillohet me ...

11:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI